BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Sport

Cikalleshi dhe Veseli të bindur: Kombëtarja në Izrael për fitore

Cikalleshi dhe Veseli të bindur: Kombëtarja në Izrael për

Në grupin e dytë të Divizionit B të Ligës së Kombeve, Shqipëria do të tentojë të bëjë më të mirën e saj në dy sfidat e fundit, për të siguruar kryesimin, por sa d t’ia dalë kjo mbetet për tu parë në fushën e gjelbërt. Ndërkohë, sulmuesi Sokol Cikalleshi ishte dje para gazetarëve, ku dha mendimet e tij. Siç dihet, ai ka kaluar nga Koniaspori turk në Arabinë Saudite por më shumë se për veten dhe këtë transferim ai foli për përplasjen e së premtes që Shqipëria ka me Izraelin. “Po punojmë shumë, po bëjmë më të mirën për momentin, edhe pse grupi nuk është i plotë. Shpresojmë të marrim rezultatin që na çon në realizimin e objektivave. Më mirë është të luaj me dy sulmues, kur kam një partner afër mundësia e shënimit është më e madhe. Besoj kështu do vazhdojmë të luajmë. Rëndësi ka që të jetë grupi i plotë. Problemi i ndeshjes së fundit ishin gabimet që mund të evitoheshin. Kemi bërë analiza me video, i kemi parë gabimet dhe besoj do i përmirësojmë”, nënvizoi Cikalleshi. Më tej Cikalleshi foli për duelin me izraelitët, që i quan rival i vështirë. “Kundërshtar i vështirë, grup më i vështirë se përpara. Të bëjmë më të mirën taktikisht. Të mos pësojmë dhe më pas të shohim për të shënuar e fituar. Na bëjnë punë vetëm tre pikët në Izrael. Ndeshje e vështirë. Kemi fituar më parë në Izrael, edhe atëherë ishin ekip shumë i mirë. Ndoshta mund të ndryshojë edhe skema, mund të jemi më shumë ofensivë pasi na duhet vetëm fitorja. Mund të ketë ndryshime, jam i sigurt se trajneri do të bëjë më të mirën, që të dalim në fushë në maksimumin tonë taktik dhe fizik”, shtoi Cikalleshi. Sulmuesi kuqezi bëri një koment edhe për të riun Toçi që është ftuar nga Fiorentina, por shihet si pasues i kavajasit. “Çdo element i ri është i mirë, pasi rrit konkurrencën. Lojtar me potencial, mund t’i shërbejë Kombëtares. Do dhe duhet të përmirësohet. Ka rëndësi ka të luajë në klubin e tij dhe të shënojë. Mos e krahasoni me Cikalleshin, pasi është një lojtar i ri. I uroj të bëjë sa më mirë”, përfundoi Cikalleshi.

Veseli mendon se kuqezinjtë ia dalin në Izrael

Mbrojtësi Frederik Veseli ishte dje bashkë me Cikalleshin në konferencë për shtyp, duke dhënë mendimet e tij për sfidën ndaj izraelitëve më 24 shtator. Ai beson se kuqezinjtë mund t’ia dalin. “Edhe në shtëpi, ndaj Izraelit kemi bërë një ndeshje të mirë në nivelin difensiv. Na ka ndikuar shumë edhe gabimet individuale që mund të ndodhin. Me analizat që kemi bërë, kemi parë që gabimet individuale ishin më të rëndësishme. Izraeli nuk bëri ndonjë gjë spektakolare për të fituar. Humbja ka ardhur nga ne. Besoj se duhet që çdo lojtar të marrë përgjegjësi nga performanca individuale dhe të japë maksimumin në grup, për të bërë një ndeshje të mirë në nivelin difensiv. Na mjafton të bëjmë një gol më shumë sesa të pasojmë dhe për këtë punë, trajneri është këtu dhe e vendos ai”, nënvizoi ai. Veseli është pjesë e Beneventos në Serinë B italiane dhe konsiderohet lojtar bazë i formacionit. Detyra e tij kryesore në sfidën me izraelitët do të jetë të zëvendësojë si duhet mbrojtësin që mungon, Berat Gjimshiti.