Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Sport

Cikalleshi drejt Koniasporit në Superligën turke, Lenjani firmos me Grasshopers në Zvicër

Cikalleshi drejt Koniasporit në Superligën turke, Lenjani firmos me

Lojtarët e Kombëtares po bëjnë lëvizjet e tyre në treg në këtë periudhë, me qëllimin për të mundësuar një kapërcim më cilësor në karrierën e tyre dhe për të qenë me më shumë minuta në fushë gjatë sezonit të ri. Një gjë e përbashkët në këtë merkato vere është fakti se shumica e lojtarëve kanë kaluar në kampionatin turk, ku duket se ka pagesa të mira dhe lojtarët shqiptarë janë të preferuar. Kështu, dje, kësaj armate shqiptarësh që firmosin në Superligën e Turqisë, iu shtua një tjetër kuqezi. Bëhet fjalë për sulmuesin Sokol Cikalleshi, i cili ka krijuar eksperiencë në kampionatin turk, sepse ka luajtur me disa skuadra dhe dje bëri një lëvizje ngjitëse, nga liga e dytë në Superligë, një lëvizje që i mundëson jo vetëm të luajë në një kampionat më cilësor, por të ruajë statusin e titullarit në Kombëtare nëse mban formë të mirë sportive. Kështu, referuar edhe asaj që shkruajnë mediumet sportive online, Sokol Cikalleshi nuk arriti të ngjitet në Superligën turke me Akisarspor dhe kavajasi do të largohet. Kriza ka ndikuar shumë te klubi turk dhe shumica e lojtarëve po largohen sepse pagesat e tyre nuk janë shlyer në mënyrë korrekte. Mediet turke prej ditësh kanë lajmëruar interesin e Koniaspor për Cikalleshin, ndërkohë që tratativat për të mbërritur te sulmuesi i kombëtares sonë kanë avancuar dhe janë drejt finalizimit. 30-vjeçari do të kalojë tashmë në Superligën turke me një ekip që luan rregullisht në elitë dhe sezonin e fundit është renditur në vendin e 13-të, poshtë mesit të tabelës së renditjes. Koniaspor do të jetë ekipi i pestë i Cikalleshit në Turqi, që nga kalimi te Bashaksehir para tre vitesh. Më parë është aktivizuar edhe me Ankaraspor dhe Gëztepe.

Lenjani firmos me Grasshopers

Ermir Lenjani është zyrtarisht lojtari më i ri i Grasshoper. Është vetë klubi zviceran që e konfirmon lajmin teksa përmes një video të postuar në faqen zyrtare, i uron 31-vjeçarit mirëseardhjen në klub. Pas aventurës së tij tek Sion po në kampionatin zviceran, aty ku qëndroi për 3 sezone. Në 83 ndeshje në total mesfushori shënoi 14 gola. Ndërkohë që përvoja e tij tek ky klub bëri që lojtari të përfshihej edhe në një situatë të çuditshme me presidentin e klubit që gjatë kohës së izolimit për shkak të Covid-19 ndërpreu marrëveshjen me 9 lojtarë mes të cilëve ishte dhe Lenjani dhe më pas e riktheu sërish në skuadër. Sidoqoftë, tashmë, Lenjani është gati për të nisur një aventure të re. Mbrojtësi kuqezi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Grasshoper dhe shpreson që të tregojë një formë të mirë duke e ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave sezonalë dhe në rikthimin sa më të shpejtë në elitën e futbollit zviceran pas Grasshoper aktualisht luan në Challenge League. Ndërkohë që 31-vjeçari ka qenë edhe më herët pjesë e Grasshoper, ne sezonin 2010-2011. Futbollisti i kombëtares në të kaluarën përveç Grasshopper dhe Sionit ka luajtur edhe për skuadra si, Uinterthur, St. Gallen, Renes dhe Nantes në Francë.

Taulant Xhaka rinovon me Bazelin, mbetet dhe 4 vjet me ekipin e zemrës

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Taluant Xhaka, ka nënshkruar kontratë të re me Bazelin. Ai mbetet te gjiganti zviceran deri në verën e 2024, me mundësi vazhdimi edhe për vit tjetër. Këtë e ka konfirmuar klubi i Bazelit përmes faqes zyrtare. Xhaka është produkt i akademisë së Bazelit, derisa është pjesë e këtij klubi që nga viti 2003, kur ishte bashkuar në moshën 12 vjeçare së bashku me Granit Xhakën. “Jam i entuziazmuar që Taulanti ka vazhduar kontratën edhe për tri vjet. Ai është pjesë e rëndësishme e klubit”, ka thënë presidenti i klubit, Bernhard Burgener. E gjithashtu i lumtur për këtë kontratë të re është edhe mesfushori shqiptar. “Është e vështirë ta shpreh me fjalë se sa shumë kanë rëndësi për mua ky klub, ky qytet dhe fansat e mrekullueshëm të klubit. Jam krenar të mbrojë ngjyrat e klubit”, ka thënë Xhaka. Përfundimisht mesfushori mbetet pjesë e klubit të zemrës dhe të fëmijërisë, pasi Bazeli është shtëpia e tij.