
Serat me kanabis në Malësi të Madhe ‘plasin’ skandalin, policia fundos ogranizatorin, në ‘grackë’ bien edhe 3 punonjës bashkie, zbardhen detajet e fundit

VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën ‘bombë’: Kompania që ka dhënë ekskluzivitetin kërkoi mbylljen e ‘Big Brother VIP’

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Cikalleshi gjen golin e radhës në Arabi, shenjë e mirë për Kombëtaren

Shkruar nga Adriatik BALLA 17 Mars 2023

Sokol Cikalleshi është një prej lojtarëve më efikasë të Kombëtares tonë që luajnë jashtë vendit. Pas suksesit disavjeçar në Turqi, me ekipe të ndryshme turke, tani ai gjendet në Arabinë Saudite, ku ka bërë paraqitje të mira dhe shënon rregullisht. Kavajasi pritet të ftohet nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e radhës eliminatore të Kampionatit Europian dhe madje shihet edhe si një veteran që mund të bëjë lojën e duhur në repartin ofensiv, kjo dhe për faktin se nuk ka të tjerë më të mirë në formë sportive në këtë periudhë. Pra, e thënë ndryshe, Sokol Cikalleshi konfirmohet në formë para ndeshjes me Poloninë. Sulmuesi kuqezi ka gjetur sërish rrjetën në Arabinë Saudite, teksa këtë herë viktima e tij ka qenë Al Tare. Në minutën e 13-të, Cikalleshi i bëri presion mbrojtësit kundërshtar, duke e detyruar të gabojë dhe më pas, i vetëm me portierin, dërgoi topin në cepin e portës. Aktualisht sfida kryesohet nga Al Khalej me rezultatin 2-0, teksa sulmuesi kuqezi e nisi nga fillimi si titullar (ndeshja u mbyll 2-2). Ky ishte goli i 6 sezonal për Cikalleshin në Arabinë Saudite.
FIFA ndalon Ndoj të luajë për Greqinë, mbetet i Shqipërisë
Ndërkohë që Cikalleshi pritet të ftohet në Kombëtare e të ketë rol në formacion, një tjetër lojtar kuqezi po kalon peripeci në Greqi. Kështu, Andreas Ndoj nuk mund të debutojë me kombëtaren greke këtë muaj. Shqiptari me origjinë nga Shkodra u bë çështje pak kohë më parë, duke refuzuar ekipin përfaqësues shqiptar për të kaluar te fqinjët grekë, aty ku i duhet të presë ende për të luajtur, pasi nuk është grumbulluar nga trajneri Gustavo Pojet, për shkak të problemeve të dokumentacionit që FIFA ka nxjerrë për mbrojtësin, i cili luan për fanellën e Olimpiakosit, ashtu siç raporton edhe “gazeta.gr”. Disa muaj më parë, pasi luajti për Shqipërinë U-21, Ndoj refuzoi që të vazhdonte të përfaqësonte ngjyrat kuqezi dhe dëshira e tij ishte që të kalonte te Greqia. Pas këtij vendimi, lojtari nuk u komunikua më nga FSHF-ja dhe vazhdoi karrierën e tij. Por teksa pritej përfshirja në listën e kombëtares greke për ndeshjet e këtij muaji, FIFA nuk i ka dhënë dakordësinë ende për kalimin sërish te Greqia. Kjo për shkak se FIFA e lejon maksimumi dy herë ndryshimin e kombëtares, por për Andreas Ndojin kjo është hera e tretë që bën një kërkesë. Pasi u grumbullua nga ekipi U-17 i Shqipërisë, Ndoj kërkoi leje për të kaluar te Greqia U-17 dhe kjo gjë u aprovua nga FIFA, ndërkohë kërkesa e dytë ishte kalimi nga Greqia U-19 te Shqipëria U-21 gjatë vitit të kaluar, kërkesë që sërish u aprovua. Por, me ndryshimin e mendimit për përfaqësimin e Kombëtares që Ndoj bëri pak muaj më parë, gjatë këtij viti, 20-vjeçari kërkoi sërish leje për të luajtur për Greqinë dhe kjo është kërkesa e tretë, ndërkohë që FIFA e lejon dy herë. Mirëpo, siç duket, çështja në lidhje me letrat e nevojshme që ai duhet të ketë për t’u regjistruar dhe luajtur me grekët nuk është zgjidhur. Ende mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me mbrojtësin, por ajo që dihet e sigurt është se këtë muaj ai nuk do të zbresë në fushë me kombëtaren greke.
Më të lexuarat


Laçi rrezikon rënien nëse s’bën kthesë, Tirana pret të fitojë miliona nga shitja e Hasanit

Silvinjo e krijoi idenë rreth grupit, në qershor s’ka më justifikime

Mbyllen pjesët e para, Kosova në kërkim të golit të parë, Kroacia e Zvicra dhurojnë spektakël

EURO 2024, KUALIFIKUESET/ Në fushë Kosova, Zvicra dhe Spanja! Mësoni formacionet zyrtare të 6 supersfidave

Ylli portugez po vijon me ritme të larta shënimi në Arabinë Saudite, kurse “Pleshti” argjentinas ka shanse të kthehet në “Kamp Nou”

Kategoria e Parë e hapur deri në fund, vendosin episodet

Shqipëria mundet në Varshavë nga Polonia, Silvinjo i nis me humbje eliminatoret e Europianit

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë

Shokohet Shqipëria, në momentin më të mirë Polonia na ndëshkon

Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese
