BREAKING NEWS

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ja se si nobelisti Montagnier  po hedh në erë Big Farmën dhe  po
x

Sport

Cikalleshi merr vlerësime nga UEFA, Bare shndërrohet në lider tek Espanjoli

Cikalleshi merr vlerësime nga UEFA, Bare shndërrohet në lider tek

Lojtarët e përfaqësueses po bëjnë përpjekje të kapin formën maksimale në këtë fazë kalimtare dimërore, për të kapur objektivat e tyre në pjesën e dytë të sezonit dhe objektivi kryesor mbetet minutazhi dhe suksesi në trofe. Sidomos minutazhi në fushë është i rëndësishëm sepse kështu mbajnë të gjallë ëndrrën për të veshur në vazhdimësi bluzën e skuadrës përfaqësuese. Të gjithë e dinë që pa minutazh në këmbë dhe pa formë të mirë sportive nuk merr ftesë nga trajneri Edi Reja. Ka dhe lojtarë që marrin vëmendjen e medieve sportive e madhe dhe të UEFA-s, për kontributin e tyre në ekipin përfaqësues por edhe në skuadrat ku aktivizohen, prandaj Sokol Cikalleshi dhe Keidi Bare janë përzgjedhur nga përfaqësuesja jonë në këtë drejtim.

Goli i Cikalleshit zgjidhet nga UEFA

Ndryshe nga hera e kaluar, këtë radha Shqipëria ia doli të bënte një fushate pozitive në Ligën e Kombeve dhe tashmë nga edicioni tjetër do të jetë në Ligën B. Kuqezinjtë ia dolën ta mbyllnin grupin e tyre në vend të parë, ndërkohë që lanë pas ekipe si Lituania apo Bullgaria. Pikërisht, këta të fundit, të besuarit e trajnerit Edi Reja i mposhtën edhe në transfertë me rezultatin 0-2. Një nga golat e shënoi Sokol Cikalleshi, i cili me një goditje potente nga jashtë zone mposhti portierin kundërshtar. Këtë realizim e ka zgjedhur UEFA, e cila në ditën e sotme, ngre pyetjen se cili ishte goli më i bukur jashtë zone, duke krahasuar goditjen e Cikalleshit me atë të Zhoao Feliks dhe Viaçeslav Karavaev.

Bare shndërrohet në protagonist me Espanjolin

Fillimi i aventurës me Espanjolin nuk ishte më i miri i mundshëm për Keidi Baren, i cili fillimisht vuajti disa probleme burokratike ndërsa më pas një dëmtim që e mbajti jashtë për disa ndeshje. Por në një kohë shumë të shkurtër mesfushori kuqezi jo vetëm që është aktivizuar rregullisht, por është kthyer edhe në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës katalanase e cila për momentin kryeson Segunda Divizion me 45 pikë pas 21 ndeshjesh dhe ka shanse të mëdha për t’u rikthyer në La Liga. Me paraqitjet e mira Bare ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme, nga La Liga dhe Serie A, ndërkohë që “La Grada” në Spanjë raporton se çdo klub që e do Baren do të duhet të paguajë jo pak për kartonin e tij. Edhe pse është një nga lojtarët më pak të paguar tek Espanjol, ku përfiton 500 mijë euro në sezon, ai ka një klauzolë largimi që shkon në rreth 10 milion euro. Kështu, klubet spanjolle dhe ato italiane, mes tyre edhe Parma e lakuar, duhet të mendohen mirë para se të trokasin tek Espanjol, klub që pagoi tek Malaga rreth 2 milion euro për ta transferuar. Në këtë sezon Keidi Bare është aktivizuar në 12 takime me Espanjolin mes kampionatit dhe Kupës së Mbretit.

Talenti shqiptar Zefi spikat në Irlandë, shans për kombëtaret e moshave

Kevin Zefi është një emër shumë i njohur në Irlandë, pasi aktivizohet më gjigantët e futbollit irlandez, Shamrok Rovers. Madje, është golashënuesi më i ri në historinë e tyre duke qenë se ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në moshën 16-vjeçare. Talenti i tij ka tërhequr shumë vëmendje nga klubet më të rëndësishme europiane, e mes tyre ishte edhe Inter apo Juventus. Por, duket se së fundmi janë zikaltrit ata që e kanë fituar garën, edhe pse menaxheri i futbollistit me origjinë shqiptare thekson se për momentin nuk ka asgjë zyrtare. Zefi është me origjinë nga Malësia e Madhe, por që aktivizohet për Irlandën U15. Megjithatë, ka shpresa që djaloshi të veshë fanellën kuqezi në të ardhmen. Për të ka shumë pritshmëri teksa kapiteni i Shamrok Rovers, Ronan Fin flet me superlativa. “Që nga dita e parë mund ta dalloja talentin e tij, ka kapacitet teknik të jashtëzakonshëm. Por, futbolli nuk është vetëm ky. Duhet të ketë uri, të punojë dhe të ketë sjelljen e duhur. Ka shumë për të bërë, por Kevin ka shumë potencial. Inter është një klub i jashtëzakonshëm dhe Kevin ka shumë talent. I uroj fat sepse është një djalosh i mirë dhe futbollist i shkëlqyer”, ishin fjalët e kapitenit të Shamrok për djaloshin e datëlindjes 2005 me origjinë nga Malësia e Madhe.