BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x

Sport

Cikalleshi: Nuk kam ndërmend të tërhiqem, vijoj karrierën në Turqi, e ndjek edhe Superioren e Shqipërisë

Cikalleshi: Nuk kam ndërmend të tërhiqem, vijoj karrierën

Nga grupi i lojtarëve të Kombëtares një pjesë jo e vogël luajnë në kampionatin turk, i cili këtë edicion kishte një numër të konsiderueshëm prej kuqezinjve, shumë më tepër se çdo sezon tjetër i mëparshëm. Nga të gjithë lojtarët shqiptarë që luajnë në Turqi, vëmendjen kryesore e merr sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili bëri vite atje dhe ka krijuar profilin e një lojtari të suksesshëm. Nga ana tjetër, kontigjentit sulmues shqiptar në Turqi iu shtua edhe Kristal Abazaj, por edhe disa lojtarë nga Kosova. Jo vetëm kaq, por edhe mesfushori Eduard Rrocaj, me tipare sulmuese, ka bërë gola e dhënë asiste tek Istanbulspori, duke qenë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës së njohur turke.

Cikalleshi nuk dorëzohet

Sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, Sokol Cikalleshi, është një nga lojtarët shqiptarë më në formë teksa në këtë sezon është shndërruar në lider të Koniaspor në Superligën turke. Së fundmi, sulmuesi ka dhënë një intervistë për Telegrafin ku ka folur për shumë tema, teksa thekson se aktualisht nuk mendon për fundin e karrierës ndërsa shton se Superioren e ndjek shumë. “Ne shqiptarët do jemi krahë njëri-tjetrit në ekip. Unë jam pak më i madh se Daci dhe Bytyçi. Ky i fundit ka shumë talent, nëse do të jetë me këmbë në tokë dhe do të punojë shumë, atëherë do të shkojë shumë më lart se kaq. Flasim shumë me njëri-tjetrin dhe shihet me asistet në fushë. Dua që të vazhdoj deri në 35-vjeç me futbollin, që të jap maksimumin. Duhet parë dhe gjendja fizike, ajo psikologjike dhe familja se humbasim shumë kohë. Dua që të vazhdoj deri në 35-vjeç që të luaj në Turqi, të jem sa më gjatë këtu. Në të ardhmen mund të më vij edhe dëshira për të luajtur në Shqipëri, por nuk mund të mendoj fundin e karrierës që tani se do përgatisja veten për rënien e nivelit. Kombëtarja? Prova e zjarrit do të jetë me Hungarinë për të parë nëse do të jemi për kualifikim apo për diçka më pak. Po të flasim shumë përpara, e zbeh egërsinë dhe atë që duhet të japim në fushë. Ti marrim ndeshjet një nga një dhe futbolli lejon gjithçka. Nëse derdhet gjak dhe jep zemra në fushë, mundet. Isha brez i kohës së De Biazit dhe shkuam historinë. Bëmë krenar gjithë popullin shqiptar. Tani erdhën shumë lojtarë të rinj dhe jemi në rrugën e mbarë. Nëse përfundojmë në vendin e tretë në kualifikuese do të jep hap përpara në vazo më lart për shortin tjetër. Ne do të luftojmë për kualifikim, por edhe nëse dalim të tretët do të jemi një hap përpara. Mos ta bëjmë si më dikur që bëjmë një hap para dhe dy mbrapa. Kampionati shqiptar? E shikoj Superioren shumë. Tre katër ekipe po luftojnë për titullin kampion dhe një nga kampionatët e rrallë. Më parë ishin vetëm dy ekipe që luftonin. Unë e vlerësoj shumë trajnerin e Partizanit, Ilir Dajën. Gjithashtu edhe Shpëtim Duron që është një prej më të mirëve në Shqipëri. Nga ana tjetër edhe Teuta që gjithmonë ishte në Europë dhe tani po shtyn më shumë. Martini ka disa kohë në Durrës dhe mund të fitojë”, u shpreh Cikalleshi. Duhet thënë se sulmuesi kuqezi është vazhdimisht pjesë e grumbullimeve të Kombëtares dhe trajneri Reja e ka përfshirë atë në formacion në të gjitha skemat e tij taktike që ka aplikuar në ndeshjet miqësore dhe zyrtare.

Shoku i Cikalleshit, Bytyçi: I thashë “jo” Shqipërisë, zgjodha Kosovën

Zymer Bytyqi, ashtu si Cikalleshi ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Koniaspor në këtë sezon. Për këtë futbollist është përfolur shpeshherë se mund të ishte edhe një përforcim për kombëtaren e Rejës. Megjithatë, në një intervistë për Telegrafi, Bytyçi ka qartësuar situatën, ku thekson se ai e ka marrë prej kohësh vendimin e tij dhe do të përfaqësojë Kosovën. “Së pari kam shumë respekt për Kombëtaret e interesuara për mua (Norvegjia dhe Shqipëria), por kam pasur kontakte me trajnerin Bernard Shaland dhe menaxherin Bajram Shala, ku kemi folur mirë dhe bisedat ishin shumë pozitive. E kam vendosur prej kohësh që dua të luaj për Kosovën, pasi është vendi im dhe më rreh më shumë zemra për ta. Besoj se shumë shpejt do jem në Kosovë”, tha Bytyçi.