BREAKING NEWS

70-vjeçari Hidhet nga 40 m lartësi në Gjirokastër (EMRI)

x

Sport

Cikalleshi nuk ndalet, shënon përballë Selmanit dhe i jep fitoren skuadrës së tij

Pas golave që shënoi në kualifikueset e Euro 2020 përballë Francës dhe Islandës, Sokol Cikalleshi vijon me formën e tij të mirë edhe në klubin ku aktivizohet.
 
Sulmuesi Kuq e zi i cili luan në ligën e dytë turke me ekipin e Akhisarsporit, i dha fitoren skuadrës së tij, në transfertë ndaj Menemenspor.
 
Cikalleshi shënoi në minutën e 85-të me penallti, ku përballë kishte ish-portierin e Laçit, Gentian Selmani, që nuk mundi ta ndalte.
 
Takimi përfundoi me rezultatin e ngushtë 0-1. Pas kësaj fitoreje, Akhisarspor u ngjit në vendin e 7-të me 7 pikë, ndërsa Menemenspor mban vendin e 15-të me 4 pikë.