BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Cikalleshi prezantohet me pompozitet, e nis me gol aventurën tek Akhisarspor

Cikalleshi prezantohet me pompozitet, e nis me gol aventurën tek

Lojtarët e Kombëtares kuqezi që nuk kishin një destinacion të qartë në ekipet e tyre europiane u përpoqën të gjenin një rrugë “shpëtimi” në këtë merkato dimri, me shpresën se me skuadrat e reja do të dinë të përshtaten shpejt dhe do të kenë më shumë hapësirë aktivizimi. Një prej këtyre futbollistëve është Sokol Cikalleshi, i cili prishi kontratën me Goztepe pak ditë më parë dhe u kthye tek klubi që kishte kartonin e tij, Osmanlispor. Por sulmuesi kavajas nuk qëndroi veçse pak orë në radhët e këtij klubi, sepse Akhisarspor, klub që ia di vlerat sulmuesit shqiptar, pranoi ta afrojë në radhët e skuadrës së tij dhe firmosi me të një kontratë trevjeçare. Natyrisht, prej gjigandit të sulmit kuqezi pritet shumë këtë vit dhe Cikalleshit i duhet të përgatitet fort që të marrë rol lideri në sulm e për më tepër që të marrë ftesë në ekipin përfaqësues nga trajneri italian Kristian Panuçi. Sulmuesi është prezantuar me pompozitet në gjirin e klubit ndërsa mediat turke shkruajnë se “Cikalleshi mund të zbresë që sot në fushën e lojës me skuadrën e Akhisarspor, të cilës iu bashkua vetëm 2 ditë më parë pasi nënshkroi një kontratë për tre vite e gjysmë me të”. Drejtuesit e klubit kanë plotësuar me shpejtësi dokumentacionin që lojtari të ishte gati për duelin e djeshëm ndaj Beshiktashit në kampionat, edhe pse nuk është e sigurt prania e tij nga minuta e parë. Konfirmimi erdhi nga trajneri i Akhisarspor, ndërsa edhe vetë Çikalleshi u shpreh i gatshëm për të dhënë kontributin e tij që të ndihmonte skuadrën të largohej sa më shpejt nga pozitat e rrezikshme në klasifikim. “Jam gati të jap gjithçka në fushë për Akhisarspor. Unë erdha këtu që të bëj më të mirën që mundem për këtë skuadër. Kur sheh pjesën e parë të sezonit, e kupton që Akhisarspor ka nevojë për një golashënues. Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët këtu pas kthimit, i falënderoj shumë për këtë”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar. Në fakt, vetë lojtari e ka pritur me entuziazëm këtë moment, pasi kushtet e kontratës janë shumë të mira dhe tek Akhisarspori mund të luajë rregullisht.

Goli ndaj Beshiktashit

Ndërkohë, menjëherë sapo zbriti në fushë dje në duelin ndaj Beshiktashit Cikalleshi shënoi gol, edhe pse goli i tij nuk vlejti shumë për skuadrën e Akhisarsporit. Beshiktashi fitoi 3-1 dhe Cikalleshi, i futur në pjesën e dytë, shënoi në minutat e fundit golin e nderit. Ndërkohë, për trajnerin Kristian Panuçi ka dhimbje koke. Shkak janë dëmtimet e shumë lojtarëve në këtë periudhë, të cilët rrezikojnë të mungojnë gjatë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Mërgim Mavraj që theu dorën ditën e martë tek Ingolshtadi. Mbrojtësi ka gjasa të mungojë disa javë e të humbasë formën e tij të mirë sportive, duke vënë në siklet Panuçin për qendërmbrojtës. Një tjetër lojtar i dëmtuar është Rei Manaj, i cili theu hundën tek Albasete në duelin kundër Granadës. Me maskë në fytyrë ai është kthyer në stërvitje, por dyshimet janë që Manaj të mos jetë plotësisht në formë për të luajtur në nivele të larta, për më tepër në ndeshjet e rëndësishme kualifikuese të kampionatit Evropian, ku Kombëtares i duhen goleadorë të mirëfilltë dhe lojtarë në formë maksimale sportive. Një tjetër dëmtim serioz dhe me peshë në Kombëtare është ai i sulmuesit të krahut, Eroz Grezda. Ai ka dëmtuar këmbën e majtë dhe ka gjasa të mungojë dy muaj, ku vihet në rrezik edhe prania në përfaqësuese. Edhe po të kthehej në kohë, Grezdës do t’i duhej shumë punë për të rikapur formën e tij optimale. Futbollisti nga Kosova është një zgjedhje e përhershme e Panuçit dhe nuk dihet si do të veprojë trajneri nëse ai do të mungojë në duelin e parë me Turqinë në muajin mars. Një tjetër shqetësim është dhe ai i Ledian Memushajt, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë dhe stërvitet i diferencuar tek Peskara. Nuk bëhet fjalë për dëmtim të rëndë, por kjo mund të kushtëzojë formën sportive të mesfushorit vlonjat, gjë që mund të ketë ndikim negativ në Kombëtare./Adriatik BALLA