BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Sport

Cilin lojtar shqiptar do merrje tek Franca? Ndodh e papritura në sallë, trajneri Deshamp: Nuk kam kujtim të mirë nga udhëtimi i fundit në Shqipëri

Cilin lojtar shqiptar do merrje tek Franca? Ndodh e papritura në

Trajneri i Francës Deshamp  kërkon vendin e parë për Kombëtaren që drejton. Në konferencën për shtyp të mbyllur pak minuta më parë, ka pasur edhe të qeshura në sallë, pasi Deshampi nuk po kuptonte një prej pyetjeve të bërë nga një gazetar shqiptar. Teksa i kërkohej një përgjigje se kë prej lojtarëve shqiptar do të merrte te Franca nëse do kishte mundësinë, përgjigja vjen me një humor që mbërthen edhe sallën.

Gjithsesi momenti i sikletshëm është tejkaluar dhe Deshamp ka sjellë në kujtesë udhëtimin e fundit në Shqipëri, atje ku humbën me shifrat 1-0 falë golit të Ergys Kaçes.

“Do të jetë e nevojshme të sigurojmë vendin e parë dhe të bëjmë më mirë se pjesën e parë kundër Moldavisë. Shqipëria do të inaugrojë stadiumin e ri, megjithëse nuk është në garë dhe ka ndonjë interes sportiv. E parë në këtë drejtim, do të jemi shumë të angazhuar. Nuk kam kujtim të mirë nga udhëtimi i fundit në Shqipëria, pasi ka lojtarë në nivelet europiane. Pres më shumë nga ekipi se ndaj Moldavisë pasi kemi një kundërshtar tjetër dhe me një Shqipëri të motivuar”, ka thënë Deshamp.