BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Sport

“Corriere dello Sport”: Kumbulla refuzoi Juventusin, tani 4 klube të mëdha europiane e duan shqiptarin

“Corriere dello Sport”: Kumbulla refuzoi Juventusin, tani 4 klube

Lojtarët e përfaqësueses kuqezi po bëjnë përpjekjet e fundit për të zbritur në fushë me skuadrat e tyre europiane dhe me dëshirë të madhe që të kenë një performancë akoma më të mirë nga sa kishin gjatë edicionit deri sa ndodhi ndërprerja prej koronavirusit. Duhet theksuar se bërthama e ekipit përfaqësues është në Itali, atje ku aktivizohen lojtarët cilësorë të Kombëtares si Memushaj, Hysaj, Dermaku, Veseli, Kumbulla, Berisha, Strakosha etj. një nga lojtarët që ka pasur një rritje të fuqishme këtë edicion është padiskutim Marash Kumbulla. Shkodrani është pjesë e Hellas Veronës dhe ka bërë një sezon fantastik, aq sa tani është në listën e top-lojtarëve të kërkuar nga klubet më të mëdha të kontinentit. Bëhet fjalë për oferta nga shumë klube europiane në top-ligat kryesore, si Bundesliga, premier League apo dhe La Liga spanjolle. Natyrisht, për Kumbullën me interes janë ofertat që vijnë nga klubet elitare italiane, nisur dhe nga fakti se ai është përshtatur me futbollin fizik e taktik me të cilin operojnë në Itali, por edhe eksperienca e fituar gjatë dy sezoneve të fundit. Për të ka shfaqur interesim një trajner si Antonio Konte, por edhe Frenk Lampard i Çelsit. Nuk mungo0jnë interesimet nga klubet më të mëdha gjermane, kurse në Itali ka plasur garë e fortë mes Napolit, Fiorentinës, Lacios, e padyshim edhe Interit. Ka qenë vetë gazeta e njohur italiane, “Corriere dello Sport”, e cila i ka kushtuar një artikull mbrojtësit shqiptar, si një prej lojtarëve më të kërkuar në treg në këtë periudhë, me një vlerë kartoni që mund të shkojë gjatë korrikut deri në 35 mln euro.

Kumbulla ishte në projektin e Veronës, shqiptari refuzoi

Sikurse raportojnë mediat italiane, Juventusi ka qenë fare afër shqiptarit, por ai ka refuzuar, dhe e ka bërë këtë me sa duket për të mos qëndruar në stol. Por historia përsëritet me klube të tjera dhe tani Kumbullës i duhet të marrë vendim. Sikurse njoftohet në mediat sportive italiane, betejë e ashpër mes 4 klubeve të mëdha në merkato për Marash Kumbullën. “Corriere Dello Sport”, gazeta romane që qëndron shumë afër klubeve të kryeqytetit italian, shkruan se 2 vite babai i djaloshit shqiptar refuzoi një ofertë nga Juventusi për djalin e tij me Fabio Paraticin që tentoi ta transferonte te bardhezinjtë, pasi preferoi që Marashi të vazhdonte të rritej si futbollist në radhët e Hellas Veronës dhe mesa duket zgjedhja e të atit të Kumbullës ka qenë e drejtë pasi djali i tij pas vetëm një sezoni në Serie A si titullar ka përfunduar në radarët e disa klubeve të rëndësishme. Në Itali janë Interi dhe Lacio që qëndrojnë në radhë të parë për 20-vjeçarin me Igli Taren që kërkon të mposhtë konkurrencën e zikaltërve, pasi Napoli është tërhequr së fundmi nga gara pas refuzimit që mori nga futbollisti. Në Gjermani Kumbulla pëlqehet shumë nga Borusia e Dortmundit, ndërsa në Premier League angleze e kërkon Çelsi. Dëshira e talentit shqiptar është të transferohet te Interi por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në verë. E sigurt është që Kumbulla do të largohet nga Verona. Vlera e tij në merkato pavarësisht krizës nga COVID-19, varion nga 20 deri në 25 milionë euro.

Lacio e Igli Tares futet në garë për Kumbullën

Klubi më i avantazhuar deri më tani për të marrë mbrojtësin shtatlartë shqiptar Marash Kumbulla, duket se është Interi i Antonion Kontes. Megjithatë, Lacio dhe Igli Tare nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe përpiqen t’i mbushin mendjen futbollistit se në klubin bardhekaltër, ndryshe nga klubet e tjera në garë për Kumbullën, ata do t’i japin mundësinë të rritet duke luajtur me vazhdimësi dhe duke mos e vendosur në presion. Megjithatë, një rol të madh për të ardhmen e tij do ta ketë vetë 20-vjeçari, nëse do të vendosë t’i ngjasë shkallët e karrierës një e nga një apo do të bëjë një kapërcim të madh duke marrë përsipër edhe rrezikun.