BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Sport

COVID-19 hyn tek Vllaznia, rezultojnë pozitivë 4 futbollistë (EMRAT)

COVID-19 hyn tek Vllaznia, rezultojnë pozitivë 4 futbollistë

Katër lojtarë Vllaznisë janë infektuar me koronavirus. Pas testeve të kryera të enjten për thuajse gjithë ekipin, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe lojtarë si Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba.

Menjëherë futbollistët janë karantinuar, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë vendosur të bëjnë përsëri teste.

Më parë kishin dalë pozitiv lojtarët Erdenis Gurishta, Eni Imami dhe Uheid Hoxha, por gjithashtu edhe zv.trajneri Elvis Plori.