BREAKING NEWS

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, ishte aq mendjelehtë. Shpëton vetëm nëse ikën në...

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia bën lëvizjen e menjëhershme

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia
x
BREAKING NEWS

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron aksion kundër zyrtarëve të korruptuar: Askush nuk është mbi ligjin!

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë
x
BREAKING NEWS

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillime: Drejtësia e re po vepron! E gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte e lidhur me...

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën
x
BREAKING NEWS

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën pas Sali Berishës dhe paralajmëron ‘TËRMET’ në skenën politike shqiptare: Ky politikan është një model skizofrenik. Rama mund të detyrohet të...

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon
x
BREAKING NEWS

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në
x
BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x

Sport

Cullhaj dëmtohet dhe largohet me barrelë, Delilaj e qitjes mjaftohet me rekord kombëtar

Cullhaj dëmtohet dhe largohet me barrelë, Delilaj e qitjes mjaftohet

Të shtunën dhe të dielën zhvilluan garat e tyre 3 nga 9 sportistë të ekipit olimpik të Shqipërisë. Pra, startuan zyrtarisht garat e sportistëve shqiptarë, por jo me rezultatet e dëshiruara. Pas rusit Petrov që mbeti jashtë finales (zuri vend të nëntë), dje ishte radha e xhudistit Indrit Cullhaj dhe e qitëses Manuela Delilaj. Cullhaj shpresonte të arrinte diçka madhore në Olimpiadë, por rezultoi i pafat. Gara e tij përfundoi me dëmtim, sepse xhudisti kuqezi që garonte në kategorinë deri në 66 kilogram u detyrua të dorëzohej pas 11 minutash në përballjen me kostarikanin Sanço. Cullhaj, siç raporton Komiteti Olimpik Shqiptar, e nisi me besim ndeshjen e tij, duke bërë kapje të sigurta dhe duke mos i dhënë për asnjë moment shansin kundërshtarit, por edhe pse krijoi epërsi nuk ia doli dhe e humbi takimin pasi në kapjen e fundit shqiptari pësoi një dëmtim duke u shoqëruar me barelë jashtë tapetit. Cullhaj është vënë menjëherë nën kujdesin e ekipit mjekësor dhe do të kryeja ekzaminimet e nevojshme për të mësuar shkallën e dëmtimit.

Delilaj e qitjes mjaftohet me rekord kombëtar

Një tjetër sportiste shqiptare që garoi në Tokio ishte qitësja Manuela Delilaj, e cila vendosi rekord kombëtar në garën e 10 metrave pistoletë me ajër. Qitësja që garonte në baterinë e parë, grumbulloi 565 pikë duke u pozicionuar e 37-a në Olimpiadë nga 53 sportistë pjesëmarrës në këtë disiplinë. Manuela Delilaj do të garojë sërish në datën 29 korrik në garën e 25 metrave pistoletë precizion.

Zhgënjim, Majlinda Kelmendi eliminohet që në ndeshjen e parë

Xhudistja e njohur kosovare, Majlinda Kelmendi,e cila u dha “dardanëve” edhe medaljen e parë Olimpike, pasi zuri vendin e parë në lojërat e Rios më 2016-ën, këtë herë, në Tokio-2020, u eliminua që në raundin e parë. Majlinda Kelmendi garoi në peshën deri në 52 kilogramë, por u mposht nga rivalja hungareze Reka Pup, duke befasuar të gjithë, që prisnin sërish një përfaqësim dinjitoz të saj dhe pse jo një tjetër medalje të artë. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Kelmendit, ka reaguar nëpërmjet një postimi edhe trajneri i saj Drilon Kuka, i cili zbulon ndër të tjera se disa dëmtime nuk e kanë lënë xhudisten të stërvitet ashtu si duhet për këto Lojëra Olimpike. “Krenaria e veprimtarisë time… Majlinda të falënderoj për jetë! Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike, Botërore e Evropiane! Sot mos u hidhëro, pasi puna e sakrifica,djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande, për mua, familjet tona, popullin Shqiptar, t’u ka shpërblyer gjatë karrierës. Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve, e ekipit tonë. Mos u hidhëro sot të lutem, kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar! Zoti të ka shpërblyer punën tande, lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht. Kokën lartë Majlinda! Krenar me ty deri në frymën time të fundit”, shkroi trajneri Kuka në rrjetet sociale. Gjithsesi vlen të theksohet se Kosova vijon të ruajë traditën e medaljeve të arta në Lojërat Olimpike, pasi dje ishte xhudistja tjetër Distria Krasniqi, që ngriti lart flamurin e Kosovës, duke triumfuar në peshën deri në 48 kilogramë.