BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Cungu tërhiqet nga akuzat: Të përmbysim Torpedon dhe gjithçka kthehet si më parë

Cungu tërhiqet nga akuzat: Të përmbysim Torpedon dhe

Torpedo Kutaisi e Gjeorgjisë e mundi Kukësin tonë me rezultatin 5-2 në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues në Europa League, duke bërë një hap të madh përpara drejt kualifikimit. Rezultati nuk është aspak premtues për kuksianët, por futbollistët, stafi drejtues me në krye presidentin Safet Gjici si dhe trajneri Armando Cungu, besojnë se mrekullia mund të ndodhë dhe që të ndodhë kjo duhet që Kukësi të fitojë me tre gola diferencë. Vetë trajneri Cungu është tërhequr nga deklaratat e forta të lëshuar pas ndeshjes, ku gjeti fajtor për golat e pësuar Hoxhën, por kritika i bëri dhe sulmuesit Rexhinaldo që nuk konkretizoi rastet e paraqitura. Situata duket më e qetë dhe vetë Cungu duket se e ka kuptuar gabimin dhe insiston për mobilizim që të përmbyset Torpedo gjeorgjiane. Në fakt, Armando Cungu pranon se në përfundim të ndeshjes ishte jashtëzakonisht i mërzitur, por absolutisht nuk ka kritikuar asnjë individ, madje ka marrëdhënie mjaft të mira me të gjithë lojtarët. Sipas teknikut situata e krijuar artificialisht shkon në favor të Torpedos.

“Natyrisht që ka qenë një mërzi për shkak të rezultatit, edhe pse mund të them se luajtëm shumë mirë në aspektin sulmues. Pësuam lehtësisht golat, por nuk është se kam drejtuar gishtin as te Hoxha dhe as te askush tjetër. Të gjithë u munduan të japin më të mirën, por humbën të gjithë bashkë dhe mërzia ime ishte normale, pasi pësuam pesë gola. Gjithsesi unë nuk dorëzohem dhe duke njohur grupin, e di që edhe ata nuk dorëzohen dhe do të luajmë shanset tona për kualifikim. Kjo situatë e krijuar është krejtësisht artificiale dhe shkon vetëm në favor të kundërshtarit”, deklaroi Cungu. Çfarë ndikoi në këtë humbje me shifra të thella? Cungu nuk ka asnjë dyshim. I gjithë kalvari që i parapriu kësaj sfide, ku Maliqi e Ethemi nuk u pajisën me viza dhe Rexhinaldo mbërriti në Gjeorgji vetëm ditën e ndeshjes, shkaktuan prishje të ekuilibrit të skuadrës. “Për shkak të problematikave dhe orvatjeve në udhëtim, por edhe problemeve me disa prej lojtarëve, që mbetën në aeroporte, apo erdhën me vonesë. Të gjitha këto ndikuan edhe në psikologjinë e ekipit, por edhe në lodhjen fizike të lojtarëve. Edhe unë përgatita një tjetër takim gjatë javës, por në fund u detyrova të riorganizoja skuadrën, për shkak të situatave të krijuara”, tha trajneri shkodran. Asgjë nuk ka përfunduar.

Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur dhe për t’u realizuar mrekullia, duhet që Kukësi të jetë agresiv që në vërshëllimën e parë të gjyqtarit. “Cungu nuk dorëzohet kurrë në karakterin e tij. Do të provojmë maksimumin, për të bërë edhe mrekullinë. Do të hidhemi në sulm që nga fillimi, për të gjetur golin, pasi nuk kemi çfarë të humbim. Nëse do të kemi fatin të gjejmë golin e parë shpejt, atëherë çdo gjë do të bëhet edhe më e lehtë për ne”, theksoi Cungu. Sa më shumë lojtarë në skuadër, aq më e thjeshtë puna e trajnerit. Tekniku 45-vjeçar është mjaft i kënaqur me afrimet e Cuculit dhe Touresë, sepse alternativat e shumta e forcojnë ekipin. “Unë kam shpresë gjithmonë te çdo lojtar, Besoj te ekipi i Kukësit dhe te drejtuesit, që po punojnë për të përforcuar gjithnjë e më shumë ekipin. Sa më shumë lojtarë kualitativë të kemi në dispozicion, aq më mirë është për mua. Në kulturën time sportive, zgjedhjet do të jenë të thjeshta dhe të kuptueshme, pasi do të luajë ai që e meriton”, tha trajneri i Kukësit. Armando Cungu është i qartë, objektivat e Kukësit nuk i vendos trajneri, ato janë të përcaktuara dhe blutë do të synojnë triumfin në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë.

“Nuk ka nevojë Armando Cungu të vijë t’i vërë objektiva Kukësi, pasi çdo trajner që vjen këtu, I ka të qarta synimet dhe vjen me një ide të caktuar., Patjetër që kampionatin është i vështirë, pasi ka ekipe që kanë bërë merkato të fuqishme, si Partizani, Vlora, Durrësi, por edhe Laçi mbetet një kockë e fortë, ndërsa Tirana ka gjithashtu ambiciet e veta. Me pak fjalë janë shumë ekipe, që kanë ambicie për të fituar kampionatin, apo për të dalë në Europë. Më pas do të jetë starti dhe vazhdimësia e kampionatit, që do të tregojë forcën reale të çdo ekipi. Patjetër që edhe Kukësi do të jetë pretendent për të fituar kampionatin, por pse jo edhe Kupën e Shqipërisë”, përfundoi Cungu./ Adriatik BALLA