
‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

Cungu “viktima” e radhës nga pankinat e Superiores, rrezikojnë teknikët e Bylisit dhe Apolonisë

Shkruar nga Adriatik BALLA 27 Nëntor 2020

Kategoria Superiore ka marrë ritmin e duhur pas një ndërprerje të gjatë si pasojë e bojkotit të Ligës Profesioniste, që vonoi nisjen e aktivitetit me më shumë se një muaj, si pasojë e kërkesave të lëshuara ndaj qeverisë në formë ultimative e që në fakt nuk u plotësuan. Sidoqoftë, tani vëmendja është e gjitha në kampionat, ku klubet shpresojnë të kapin ritmin e duhur dhe të përmbushin objektivat e tyre. Ka një paradoks, në dukje, ku skuadrat që cilësoheshin në fillim të edicionit si pretendente për të fituar titullin mbajnë vendet e fundit në tabelën e renditjes, kurse skuadra që cilësoheshin për mbijetesë kanë marrë kreun e klasifikimit. Kështu, Vllaznia dhe Kastrioti, dy skuadra që cilësoheshin për mbijetesë, janë në krye, pa asnjë humbje, kurse skuadra si Tirana dhe Kukësi, që cilësoheshin pretendentet kryesore për titull, po vuajnë nisjen e keqe dhe kanë shfaqur shenja krize në lojë e në rezultat. Gjithsesi, të gjithë përpiqen të fitojnë sa më shumë në këtë periudhë të vështirë pandemie. Por loja dhe rezultatet jo të mira të pretendentëve kanë dhënë verdiktet e para në pankina. Kështu, pas shkarkimit të trajnerit Emanuel Egbo nga Tirana pak ditë më parë, dje ishte radha e Armando Cungut të largohej edhe zyrtarisht nga Laçi. Ishin rezultatet që e penalizuan teknikun Cungu, i cili njihet si një nga teknikët e rinj më të aftë në Superiore, një zbatues i përpiktë i lojës mbrojtëse e kundërsulmuese dhe njohës shumë i mirë i kampionatit tonë. Por kjo nuk mjafton për presidentët e Superiores, të cilët janë të etur për sukses të shpejtë dhe shfaqen të paduruar për të arritur suksesin menjëherë. Çudi, por trajneri që e ndërtoi këtë Laç efikas dhe me një grup të mirë e të qëndrueshëm, Cungu, largohet, kështu që kurbinasit duhet të bëjnë zgjedhje të shpejtë për pankinën.
Situata që çoi në shkarkimin e trajnerit të Laçit
S’kishte si të ndodhte ndryshe. Mbyllet me një fund të hidhur aventura e dytë e Armando Cungut në stolin e Laçit. Pas më shumë se një viti në krye të skuadrës kurbinase, trajneri shkodran dhe klubi bardhezi kanë ndarë udhët për shkak të rezultateve të dobëta. Humbja ndaj Kukësit në javën e 4-t të kampionat i ka vendosur “kapak” bashkëpunimit mes palëve me Cungun që ka arritur akordin me presidentin Pashk Laska për të prishur me konsensus kontratën. Vetëm 3 pikë të grumbulluara në 4 javë, ishin shumë pak për një skuadër që pretendon titullin në këtë sezon dhe ka zhvilluar një merkato cilësore. Ka qenë vetë Cungu që ka konfirmuar lamtumirën e tij nga Laçi. Shkodrani lë skuadrën kurbinase pas më shumë se një viti me një rekord prej 38 ndeshjesh, 21 fitoresh, 7 barazimesh dhe 10 humbjesh dhe kualifikimit në Europa League e kalimit të një turi. Cungu u vendos në krye të ekipit kurbinas tetorin e viti të shkuar, ku zëvendësoi Sulejman Starovën.
Trajnerët e Bylisit dhe të Apolonisë në “fije të perit”
Përveç Egbosë dhe Cungut, lista e “viktimave” të bankinave të Superiores mund të shtohet me emra të rinj duke nisur që nga kjo fundjavë. Në Ballsh dhe në Fier janë të pakënaqur me ecurinë e skuadrave, kështu që trajnerët janë në shënjestër. Tekniku i Apolonisë, Xhovani Kolela, skuadra e të cilit ndodhet në vend të fundit të renditjes me vetëm 2 pikë, duhet të reflektojë bashkë me grupin, në të kundërt rrezikon shkarkimin. Situata nuk është aspak e mirë për fierakët që humbën në mesjavë ndaj Partizanit 0-3. Nga ana tjetër, edhe trajneri i Bylisit, Dovedan, është në “fije të perit”. Në Ballsh kishin pretendime para se të niste sezoni, ngaqë u bënë shumë lëvizje në merkato. Madje ballshiotët ishin mprehur për rivalitet për trofe, prandaj rezultatet e tanishme nuk bindin drejtuesit. Në këtë kuadër, Bylisit i duhet të fitojë për të evituar “ndëshkimet” që mund të pasojnë ndaj skuadrës dhe sidomos trajnerit.
Më të lexuarat


Mbi 200 mln euro humbje, Paris SG nxjerr në shitje një nga “yjet” e saj

“Filmi i Derbit”, Partizani publikon videon ku trajneri Daja motivonte ekipin kundër Tiranës me “Gladiatorin”

Bien shanset e rikthimit të Manajt në Itali, Barcelona kërkon 2 mln euro dhe transferim përfundimtar

Java më e keqe për trajnerin francez! Zinedine Zidane infektohet me koronavirus, ja kush do e marrë drejtimin e skuadrës

Flet Zidane: Eliminimi i Realit në kupë i dhimbshëm, por jo i turpshëm

Cikalleshi merr vlerësime nga UEFA, Bare shndërrohet në lider tek Espanjoli

Partizani fiton derbin me Tiranën dhe rihyn në garë për titull, bardheblutë janë “out”

Perez e Anjeli sfidojnë UEFA-n, takohen për t’i dhënë jetë Superligës Europiane

Vjen momenti Rei Manajt, dy klube të njohura italiane interesohen për sulmuesin kuqezi

Vllaznia s’e ndal vrullin as në Ballsh, Kukësi rikthehet më në fund tek fitorja
