BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Daku gjen golin e radhës në Rusi, sinjal Silvinjos para Europianit

Daku gjen golin e radhës në Rusi, sinjal Silvinjos para Europianit

Lojtarët e Kombëtares vijojnë të lënë gjurmë me skuadrat e tyre në Europë. Ka disa syresh që shënojnë gola, e të tjerë spikasin për minutazhin e madh të angazhimit në fushë. në grupin e parë, për fundjavën që lamë pas spikati në veçanti Mirlind Daku në Rusi, që ishte protagonist me gol në fitoren e Rubin Kazanit, si dhe Lindon Selahi që shënoi për Rijekën e tij në kampionatin kroat. Duhet thënë se asnjëri prej këtyre dy futbollistëve nuk ishin ftuar nga trajneri Silvinjo në grumbullimin e marsit, pra mungonin në miqësoret me Kilin dhe me Suedinë. Madje për Dakun mungesa e ftesës ngjalli shumë habi, pasi ai ishte protagonist pozitiv në fazën eliminatore, ku shënoi gola me vlerë, luajti minuta entuziaste dhe shihej si lojtar që e kishte fituar përfundimisht ftesën për në Europian. Gjithsesi, deri në fund të majit gjërat mund të ndryshojnë. Lojtarë të tjerë që duan Kombëtaren aktivizohen edhe në kampionatin turk, rumun, hungarez, kroat e natyrisht në Itali, Zvicër etj.

Daku shënon në fitoren e Runin Kazanit

Mirlind Daku duket se ka rigjetur formën më të mirë në Rusi, teksa i kanë mjaftuar vetëm 35 minuta lojë për të dhënë një asist dhe shënuar një gol në ndeshjen që Rubin Kazan zhvilloi në shtëpi përballë Akhmat Groznit. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ishte si gjithmonë titullar në majë të sulmit, teksa në minutën e 12-të shërbeu bukur për Randjeloviç në qendër të zonës, i cili e pati të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë. Në të 35-ën Daku ia doli të shënojë vetë, duke gjetur kështu golin e parë për vitin 2024 me Rubin Kazanin dhe të pestin sezonal. Pas një krosimi nga krahu, Daku goditi bukur me kokë, por topi u përplas në traversë dhe iu rikthye sërish, teksa këtë herë sulmuesi nuk fali, duke e shtyrë në rrjetë. Vlen të theksohet se kjo është faza e dytë e kampionatit rus, e cila për shkak të temperaturave, ka rinisur vetëm më 2 mars. Në stol për Rubin Kazan edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj, i cili u aktivizua në minutën e 81-të. Në kohën shtesë, Akhmat Grozni shënoi golin që ngushtoi diferencën, por që kishte vetëm vlerë statistikore. Pas fitores 2-1, Rubin Kazan shkon në kuotën e 32 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e shtatë me pikë të barabarta me Lokomotivën dhe Spartakun e Moskës.

Selahi në formë shumë të mirë në Kroaci

Të shtunën ishte radha e një tjetër shqiptari të regonte vlerat e tij dhe bëhet fjalë për një futbollist që ka qenë një vit më parë i grumbulluar me Shqipërinë. Lindon Selahi po kalon një formë shumë të mirë sportive me Rijekën, skuadër që është afër fitimit të titullit të dytë në histori në Kroaci. Mesfushori shqiptar realizoi golin e tretë për skuadrën e tij në transfertën përballë Rudes, duel që Rijeka e fitoi 0-3. Ishte minuta e 56-të kur 25-vjeçari i lindur në Belgjikë tundi rrjetën kundërshtare, duke vulosur triumfin e ekipit të tij. Rijeka kryeson HNL e Kroacisë dhe është në rrugën e duhur për t’u rikthyer te titulli pas shtatë vitesh. Ndërkohë, ky ishte goli i katërt sezonal në kampionat për Selahin. Mesfushori debutoi me kombëtaren kuqezi në tetorin e vitit 2019. Deri tani numëron katër ndeshje me Shqipërinë.