BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Daku në 11-shen e javës në Rusi, Muçi drejt një klubi të madh, Ramadani “kërcënon” Italinë para Europianit

Daku në 11-shen e javës në Rusi, Muçi drejt një klubi

Shqipëria do të luajë në Europian në një grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Me italianët do të luhet dueli i parë, më 16 nëntor, një sfidë ku të dy palët duan fitoren. ndërkohë, performanca e kuqezinjve që luajnë në ligat e ndryshme europiane ka qenë e mirë. Vëmendjen së fundmi e morën Mirlind Daku, Ylber Ramadani dhe Ernest Muçi. Ky i fundit në fokusin e disa klubeve të mëdha, përfshi Aston Vilën në Angli.

Ramadani “kërcënon Italinë para Europianit

Mesfushori i përfaqësueses kuqezi, Ylber Ramadani, foli për mediet italiane pas barazimit pa gola të Leçes ndaj Romës. Fillimisht komentoi takimin. “Pas dhjetë minutave të para ndjeva se mund ta fitonim këtë ndeshje, ata patën vetëm dy raste të rrezikshme, ndërsa ne bëmë shumë më tepër”, tha fillimisht ai. I pyetur për lojën me Blin, Ramadani theksoi se në ndryshim nga loja me Bajramin dhe Asllanin te Kombëtarja, me mesfushorin francez te Leçe luan më shumë përpara. “Në kombëtare luaj me Bajramin dhe Asllanin dhe jam mësuar. Me Blin kam më shumë mundësi për të ecur përpara, pasi ai kujdeset më shumë për fazën mbrojtëse. Kur marrim topin dua të shkoj për të shënuar”, tha ai. Teksa për ndeshjen që Shqipëria do të luajë me Italinë në Evropian, ai u shpreh se do të jetë e vështirë. “Do të jetë një ndeshje komplekse sepse unë luaj këtu në Itali, ata janë një ekip i fortë, por ne gjithashtu do të luajmë për të fituar”, nënvizoi Ylber Ramadani.

Daku në formacionin e javës në Rusi

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, shkëlqeu me një gol dhe një asit në fitoren 2-1 përballë Akhmat Groznit, performancë që u vlerësua ndër më të mirat në fundjavën që lamë pas. Daku është përzgjedhur në rolin e sulmuesit të parë në rreshtimin 4-3-3 të formacionit të javës. Sulmuesi kuqezi ishte si gjithmonë titullar në majë të sulmit, teksa në minutën e 12-të shërbeu bukur për Randjeloviç në qendër të zonës, i cili e pati të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë. Në të 35-ën Daku ia doli të shënonte vetë, duke gjetur kështu golin e parë për vitin 2024 me Rubin Kazanin dhe të pestin sezonal. Pas një krosimi nga krahu, Daku goditi bukur me kokë, por topi u përplas në traversë dhe iu rikthye sërish, teksa këtë herë sulmuesi nuk fali, duke e shtyrë në rrjetë. Vlen të theksohet se kjo është faza e dytë e kampionatit rus, e cila për shkak të temperaturave, ka rinisur vetëm më 2 mars. Në stol për Rubin Kazan edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj, i cili u aktivizua në minutën e 81-të.

Muçi drejt një klubi të madh europian

Ernest Muçi mund të bëjë një hap të madh në karrierë, duke u transferuar në Premierligë. Sipas raportimeve të fundit nga Turqia, Aston Vila ka shprehur interesim për yllin e ri shqiptar. “Sozcu” shkroi se Muçi po ndiqet nga afër nga klubi anglez dhe se një lëvizje pritet të bëhet në fund të sezonit. Aston Vila thuhet se po përcjell 23-vjeçarin që nga përballja e tyre me Legian në Ligën e Konferencës. Londinezët tani besohet se janë në fazën e vendimmarrjes për fundin e sezonit. Mesfushori ofensiv iu bashkua Beshiktashit në shkurt, duke u transferuar nga Legia e Varshavës për 10 milionë euro. Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ernest Muçi me fanellën e Beshiktashit ka regjistruar në total shtatë paraqitje dhe ka shënuar dy gola.