BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Sport

Dalin përgjigjet te ekipi i Lazios, ja çfarë ka ndodhur me Thomas Strakoshën dhe Igli Taren

Dalin përgjigjet te ekipi i Lazios, ja çfarë ka ndodhur me

Me të gjithë kushtet e duhura të sigurisë dhe shumë të qetë, Lazio vijon me stërvitjet individuale në pritje të një konfirmimi zyrtar se kur do të rifilloj sezoni. Tek kryeqytetasit mbizotëron një klimë shumë e mirë pasi kanë marrë përgjigjet e testeve që iu nënshtruar përpara se të zbrisnin në stërvitje. 

Asnjë lojtar apo pjesëtar i stafit të Lazios nuk është pozitiv me Covid-19, lajm ky i bërë publik nga drejtori i zyrës për shtyp: “Kemi marrë përgjigjet e testit sierologjik, nuk kishim asnjë surprizë”.

Në këtë mënyrë Lazio është e qetë dhe e fokusuar totalisht tek stërvitjet, në pritje të rifillimit të sezonit. Që nga dita e parë, të gjithë pjesëtarët e Lazios kanë qenë korrekt duke respektuar rregullat e vendosura nga qeveria, të gjithë lojtarët kanë qëndruar në Romë dhe në karantinë. Grupi është i plotë dhe në dispozicion të stafit atletik, të gjithë po zhvillojnë stërvitje në kushtet e distancimit fizik, situatë e cila pritet të zgjas deri më 17 maj, më shpresën që pas kësaj datë të rifillojnë stërvitjet në grup.