Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dalipi “tradhton” Starovën: Me mua Partizani ka sukses

Postuar: 14/03/2018 - 08:14

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, doli para mediave në konferencën e radhës për shtyp para ndeshjes me Vllazninë. Ai foli për gjendjen e skuadrës, mundësitë e fitores në Shkodër, por edhe për marrëdhëniet e “prishura” me Starovën, ku tregoi kujdes të mos krijonte konflikt të mëtejshëm me ish-teknikun e kuq. Referuar  deklaratave të tij në konferencë shtypi, të cilat i radhit edhe “Supersport”, Dalipi beson se do të ketë më shumë sukses sesa Starova në krye të skuadrës së kuqe.

Si e keni përgatitur sfidën ndaj Vllaznisë dhe s do ia dilni ta mposhtni duke parë nevojën e tyre për pikë?

Ne e dimë shumë mirë që Vllaznia ka pasur ngritje në lojën e saj, edhe më shumë nga përforcimet e janarit, duke afruar një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar, Sukajn. E dimë shkallën e vështirësisë dhe do jetë një ndeshje që brenda 90 minutave do të ketë shumë episode, por shpresojmë që episodet e mira të jenë për ne. Vllaznia është skuadër që lufton për mbijetesë i ka jetike pikët, por ne kemi objektivin tonë, për rezultatin madhor: Të fitojmë. Më pas se si do përfundojë takimi e di Zoti!

Keni përballë një prej mbrojtjeve më të mira. Si do ta interpretojë lojën ekipi juaj?

Statistikat janë të drejta, por ka edhe një gjë tjetër që u kundërpërgjigjet atyre. Vijmë nga një ndeshje shumë e mirë. Fituam ndaj një ekip që kishte 11 javë pa u mundur dhe realizuam tre gola me plot meritë, duke prodhuar edhe lojë. Shpresoj që lojtarët të shprehen sa më mirë dhe impenjimi të jetë i njëjtë si me Luftëtarin. Kam besim te lojtarët e mi, kam kohë që punoj me ta dhe e di çfarë mund të japin më tepër për skuadrën. I referohem aspektit të sulmit dhe ky repart të bëjë atë që di të bëjë më mirë.

Partizani nuk pësoi me Luftëtarin, që ka sulm me kualitet, a ju bën kjo që të konfirmoni të njëjtën mënyrë loje?

Skuadra nuk do të ketë ndryshime. E nis ai ekip që luajti me Luftëtarin. Kemi stol të pasur, kemi vështirësi për të zgjedhur 18 lojtarët e jo më për ata që do luajnë në pjesë të dytë. Lojtarët e gatshëm do të japin maksimumin, siç bënë ndeshjen e fundit. Dihet emri i Çanit, apo i Abdurrahmanit, Kalarit, Culum, Sulejmani, që formojnë gjithë skuadrën. E rëndësishme është të funksionoje dyshja Batha-Mala, që janë frymëmarrja e skuadrës. Me Luftëtarin kanë bërë një ndeshje të mrekullueshme.

Zona europiane është një pikë larg, a besoni se mund t’ia dilni?

Prandaj e pranova këtë ftesë të presidentit, pasi skuadra ka shumë për të dhënë. Gjithçka është në dorën tonë. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Duhet të bëjmë maksimumin ta arrijmë, për të shpëtuar sezonin.

Ndaj Luftëtarit keni bërë presing lart, mendoni se mund ta bëni të njëjtën gjë edhe ndaj Vllaznisë?

Është një ndeshje krejt tjetër sepse është një transfertë. Fusha e Vllaznisë ta jep mundësinë të bësh një gjë të tillë. Do e shohim gjatë ndeshjes. Do të luajmë në sulm për t’i imponuar kundërshtarit lojën tonë.

Drejtori Rama ka thënë se ju kanë zgjedhur në krye të stolit për të ndryshuar mënyrën e stërvitjes së skuadrës. Çfarë do ndryshojë te Partizani?

Kur kemi punuar me Starovën kemi pasur një mendim me të. Unë kam mendimet e mia dhe duhet kohë, nuk mund të realizohet sot për nesër. Do të shikoni në vazhdim një ekip që do të reagojë ndryshe, sidomos në repartin e sulmit.

Starova është shprehur se ndihet i fyer që i keni zënë vendin…

Jo, nuk e ka thënë kështu. E keni kuptuar gabim. Mos ka thënë diçka tjetër. Unë nuk e kam dëgjuar. Do të thosha që për profesor Starovën, është kënaqësi që ka lënë një person që ka punuar prej vitesh dhe ndërrimi ishte brenda familjes. Edhe idetë e tij që i kam marrë do t’i hedh në praktikë. Suksesi nëse është i imi, do jetë edhe i atij, pasi kemi punuar shumë vite bashkë.

Shkoni në Shkodër me një status tjetër, ku keni luajtur si lojtar, tani si trajner. Si ndiheni?

Është kënaqësi e veçantë. Është një ambient që e dashuron futbollin. Kam kaluar një vit të mrekullueshëm si lojtar. Tani do të jemi kundërshtarë. Uroj që lojtarët të bëjnë atë që u është kërkuar. Impenjimin nuk e vë në diskutim që do të jetë maksimal./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/03/2019 - 12:16

Sitata te kombëtarja nuk është aspak e mirë dhe aktualisht jemi pa trajner pas shkarkimit të Kristian Panuçit.Sot, kuqezinjtë luajnë përballë Andorrës në transfertë dhe ekipi do drejtohet nga Ervin Bulku.

Postuar: 25/03/2019 - 09:43

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka deklaruar se Marco Asensio nuk do të largohet nga klub

Postuar: 25/03/2019 - 08:11

 Javën e ardhshme është programuar të zhvillohet një takim mes Napoli-t dhe menaxherit të El

Postuar: 25/03/2019 - 07:11

Në Andora do të jetë një Shqipëri ndryshe.

Postuar: 24/03/2019 - 23:24

Ish-lojtari i Partizanit dhe i Shqipërisë Ledio Pano i ftuar në emisionin “Sport News&rdquo

Postuar: 24/03/2019 - 22:44

U luajtën në orën 20:45, pesë takimet e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Postuar: 24/03/2019 - 22:43

Ish-futbollisti i Kombëtares, Salvator Kaçaj, i ftuar në emisionin “Sport News Plus”,