Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua", shpërthen bomberi kuq e zi: Nuk vi më në Kombëtare, sa të jetë Panuçi aty!

Postuar: 18/03/2019 - 18:51

Një nga lojtarët që Kristian Panucci, vendosi të lërë jashtë për dy sfidat e para eleminatore të Kampionatit Europian kundër Turqisë dhe Andorrës, ishte ai i Ermir Lenjanit.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, futbollisti ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e Shqipërsië derisa trajner të jetë Kristian Panucci.

Kjo vendim i Lenjanit vjen për mos respektin siç shkruan ai, që ka shfaqur trajneri kundrejt tij.

“Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë.

Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO.

Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”, shkruan Lenjani. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 16:50

 Sezoni që sapo u mbyll ishte një nga më të mirët për sulmuesin polak, Kristof Piatek.

Postuar: 25/06/2019 - 07:19

Në kulmin e merkatos së verës, klubi i Njukasëll Junajtid humbet trajnerin dhe nuk bëhet fjalë pë

Postuar: 25/06/2019 - 07:17

Kualifikimi dhe prania në finalet e Kampionatit Europian të Francës në vitin 2016 ishte kulminaci

Postuar: 25/06/2019 - 07:15

Futbolli shqiptar po përjeton një moment transformues si në kampionatin kombëtar, ashtu dhe në ni

Postuar: 24/06/2019 - 18:39

 Neymar është gati të bëjë gjithçka për t’u kthyer edhe një herë të Barcelona.

Postuar: 23/06/2019 - 23:18

Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj duket se do të jetë emri më i lakuar i kësaj vere, kjo edh

Postuar: 23/06/2019 - 12:11

 Kristiano Ronaldo kur është me pushime nuk është një klient i zakonshëm.