BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

De Biazi: Arma e fortë e Shqipërisë-shfrytëzimi i defekteve të kundërshtarëve

De Biazi: Arma e fortë e Shqipërisë-shfrytëzimi i defekteve
Trajneri Xhani de Biazi ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “tuttosport”, ku ka bërë një analizë të ekipit dhe punës që bën me të, si dhe vështirësitë me të cilat është përballur gjatë kohës që ka drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë. Intervista është bërë në një lokal të shqiptarëve në qendër të Milanos dhe ka ngjallur interes të madh në median italiane.
 
Xhani de Biazi, si motivohet një kombëtare, që nuk ka qenë kurrë pjesë e finaleve të një Europiani apo Botërori? 
 
Duke punuar shumë me mentalitetin e lojtarëve. I binda se përmes organizimit të punës do të arrinim çdo objektiv. 
 
Si e kalove pengesën që të sillte gjuha? 
Një pjesë e mirë e 24 lojtarëve, 25 grumbulloj zakonisht, më kuptojnë në ajër. Për të tjerët kam Lorik Canën, i cili njeh më shumë gjuhë se një përkthyes profesionist. Mbi të gjitha, ai u flet me gjuhë teknike, ua përçon në mënyrë të përkryer mesazhin të tjerëve. 
 
Kundër sulmuesve të shpejtë, në mbrojtjen me katër, që rreshtoni, a e pozicion njërin prej qendërmbrojtësve disa metra pas shpinës të kolegut të repartit? 
Jo, sepse ne luajmë si repart, jo individualisht. Markimi duhet të jetë parandalues, pra e dimë përpara se çfarë duhet që të bëjmë. Për shembull, nëse kemi përballë një sulmues të shpejtë, i cili është me shpinë nga porta, e sulmojmë. 
 
Kërkon të qarkullosh topin, kur gjenden hapësira për të vertikalizuar, apo punoni për të kapur topat që kthehen? 
Qarkullimi i topit është i dobishëm për të rritur kontrollin e tij. Gjithmonë dua që të finalizojmë, por edhe të krijojmë hapësira boshe, që më vonë do t’i sulmojmë. 
 
A përdor markimin “një kundër një”, kur rivalët kanë një trekuartist të fortë? 
Unë mbroj si repart dhe iu kërkoj lojtarëve të mos krijojnë hapësira boshe mes reparteve. Dua që të rrëmbej topin me anë të mesfushorëve dhe, duke luajtur me 4-3-3, “regjisori” kujdeset për trekuartistin kundërshtar. 
 
Çfarë u kërkon mesfushorëve të krahut, të krosojnë topin apo ta luajnë atë nga thellësia? 
Lojtarëve të mi u kërkoj që t’i marrin kohën mbrojtjes kundërshtare, mundësisht të gjejnë krosin e duhur menjëherë. Këtë nuk e bëj vetëm kur jemi në inferioritet numerik. Në atë situatë duhet të fitojmë terren, që t’iu japim kohë tanëve të hidhen në sulm. 
Mes mbrojtjes dhe mesfushës hapësira është konstante vetëm kur portieri fut topin në lojë… 
 
Edhe në lojë e sipër. Rregulli bazë është distanca mes reparteve. Idealja është që të kontrollosh topin duke e luajtur shpejt, por pa rrezikuar që ta humbësh. Në dy vitet e para të punës time te Shqipëria e humbnim shumë lehtë topin. Kur përqendron kundërshtarët te topi fiton terren dhe mund të hidhesh në sulm. 
 
Ku mbaron taktika dhe nis liria? 
Në 30 metrat e fundit të fushës interpretimi i lojës është i lirë. Ne, duke mos patur lojtarë të aftë në situatat “një kundër një” e bazojmë lojën në lëvizjet, që i studiojmë në stërvitje. 
 
Si mendon, trajneri është edhe psikolog, apo duhet që të merret vetëm me stërvitjen e një ekipi?
 Besoj se një trajner duhet të krijojë një marrëdhënie të mirë me lojtarët. Duhet që t’iu japësh atyre idetë që ke për futbollin dhe mbi të gjitha për grupin. Skuadra është një bashkësi individësh, të cilët legjitimohen si një e tërë. 
 
Ke ndonjë libër ku mban shënime sa ushtrime kryeni? 
Shpesh përsërisim situatat që na dalin mirë. Për shembull, përsërisim skemat kur shënojmë nga goditjet e këndit. Shumë skema i provoj edhe në goditjet e dënimit, pasi nuk kam shumë lojtarë që godasin prej 25 metrash. Zakonisht përdorim tri situata të ndryshme në goditjet e këndit dhe dy në rivëniet anësore, më shumë se në ato që përdorim në goditjet standarde. 
 
Sa punon me ekipin tuaj dhe sa merreni me kundërshtarin? 
Punoj shumë me rivalët, pasi dua të kuptoj ku vuajnë më shumë. Dua të kuptoj se kush janë liderët e tyre dhe kush duhen limituar. Por ne punojmë edhe tek ekipi ynë. Zakonisht, për t’u përmirësuar marrim shtysë nga ndeshja e fundit. 
 
Me cilin modul ndihesh mirë? A vlen ai për të gjithë karrierën? 
Mua më pëlqente shumë 3-4-3, që përdora te Modena. Luanim një futboll të koordinuar dhe të bukur për t’u parë. Jo më kot kaluam nga Seria C në Seria A. 
 
Çfarë diferencash ke hasur në drejtimin e një kombëtareje dhe të një klubi? 
Roli i seleksionuesit nuk të jep favorin e kohës që ke në dispozicion, kur drejton një klub, për të përgatitur një ekip. Por them se mentaliteti është i njëjtë. Ne shfrytëzojmë 110% kohën që kemi në dispozicion. Përdor shumë videot për të kuptuar gabimet që bëjmë. 
 
Cili është programi i Shqipërisë për “Euro 2016”? 
Në fund të kampionatit iu kam dhënë një javë pushim lojtarëve. Do të takohemi më 23 maj në Bad Waltersdorf, zonë termale pranë Gracit, në Austri. Atje do të qëndrojmë deri më 2 qershor. Më 30 maj do të luajmë një miqësore kundër Katarit, ndërsa më 3 qershor sfidojmë Ukrainën në Bergamo. Të nesërmen kam organizuar një seancë stërvitore në Zingonia, ndërsa më 5 qershor u kam dhënë një ditë pushim lojtarëve. Të nesërmen do të transferohemi në Perros Guirec, në Bretanj. Nga data 6 qershor e më tutje do të punojmë për taktikën dhe shpejtësinë në pritje të ndeshjes së pare, që do ta luajmë kundër Zvicrës, më 11 qershor.