BREAKING NEWS

Trazoi politikën shqiptare, mediat italiane zbulojnë skandalin: Njeriu i Ilir Metës porositi fushatë kundër qeverisë. Ja sa mijëra euro i dha senatorit italian

Trazoi politikën shqiptare, mediat italiane zbulojnë skandalin: Njeriu
x

Sport

"I kam dërguar një mesazh Edi Ramës", De Biazi reagoni i emocionuar për ndihmën që Shqipëria i dha Italisë

"I kam dërguar një mesazh Edi Ramës", De Biazi reagoni

Xhani De Biazi, i  cili tashmë është është një shqiptaro-italian pasi në fund të aventurës së tij me ekipin tonë përfaqësues, ka folur për të përditshmen torineze “TuttoSport”, duke u ndalur te gjesti i fundit i qeverisë shqiptare, që dërgoi në Breshia 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar sado pak në emergjëncën e koronavirusit.

“Me shqiptarët kemi dhënë reciprokisht diçka. U ndjeva menjëherë pjesë e atij populli, aq sa në vitin 2017 u bëra njëri prej tyre pasi mora nënshtetësinë. Vite më parë ne u dhamë atyre një mundësi, sot janë ata që po na e japin një të tillë. Është një shembull i madh në nivel ndërkombëtar.

I kam dërguar një mesazh Edi Ramës për të nënvizuar gjestin human nga ana e tij dhe e popullit shqiptar. I thashë se jam krenar për shembullin që i dha botës. Ai u zgjodh kur unë isha në krye të Kombëtares, menjëherë vumë kontak dhe lindi një miqësi e mirë”.