Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

De Biazi kërkon qetësinë e grupit, priten ndryshime rrënjësore në formacion

De Biazi kërkon qetësinë e grupit, priten ndryshime rrënjësore në formacion

Postuar: 11/10/2015 - 08:41

Shqipëria luan sot në orën 18:00 në Jerevan ndeshjen më të rëndësishme në rrafshin sportiv ndërkombëtar, pasi është shumë pranë një kualifikimi historik për në Kampionatin Europian. Përballja me Armeninë është praktikisht shansi i fundit i kuqezinjve, megjithëse teorikisht mbetet dhe një mundësi tjetër në “play-off” si vend i tretë në grup.
 
Por mundësitë më të mira janë pikërisht sot, me armenët që mbajnë vendin e fundit në grup dhe nuk kanë motivacionin e duhur. Pas disfatës me serbët, ku humbëm një shans të madh kualifikimi direkt, tashmë kjo përballje me Armeninë është momenti i dytë i madh për të siguruar “biletën” për në Francë-2016. Ekipi udhëtoi dje drejt kryeqytetit armen, për të luajtur sot 90-minutëshin më të rëndësishëm në historinë e tij. Mjafton dhe një gol e një fitore e ngushtë që të shkojmë në Europian, por gjithçka do të varet nga këmbët e futbollistëve, të cilët, edhe pse ndodhen nën presion, kanë mundësinë e artë të arrijnë atë që breza të tërë e ëndërruan por nuk ia dolën. Pikërisht për ta dhe për milionat e tifozëve të përfaqësueses duhet kryer ky mision. Trajneri De Biazi, edhe pse nuk foli për formacionin dhe nuk bëri asgjë të ditur rreth tij, la të kuptuar se do të ketë ndryshime rrënjësore në 11-shen titullare që do të hedhë në fushë. Natyrisht, këto ndryshime priten, pasi ekipi duhet të luajë në sulm për të arritur qëllimin e tij. Ndryshe nga ndeshja me serbët, ku pati ndryshime për shkak edhe të mungesave, por me një formacion deri diku mbrojtës, këtë herë De Biazi pritet ta nisë ndeshjen me dy sulmues të mirëfilltë dhe me të gjitha gjasat në repartin ofensiv do të zbresin nga minuta e parë Cikalleshi e Gashi. Pas tyre mund të rreshtohen Lenjani ose Roshi, që gjithashtu kanë cilësi sulmuese. Parë në këtë kuadër, trajneri ka shumë gjasë të luajë me një skemë taktike 4-3-3, tipike, ndoshta për herë të parë në këto eliminatore. Ky formacion e kjo skemë mund të sjellë surpriza sa pozitive edhe negative, por duhet pranuar se në këto kushte trajneri nuk ka më çfarë të humbasë dhe skuadrës i duhet medoemos fitorja, ndryshe humbasim shansin Europian. Vetë De Biazi ka këshilluar të tijtë të jenë të qetë e të mendojnë veç për detyrat taktike në fushën e lojës.
 
De Biazi në Armeni: Kemi ardhur të fitojmë, ju na kuptoni
 
Në konferencën për shtyp përpara sfidës me Armeninë, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi u shpreh optimist për një sukses në Jerevan që do t’i siguronte kualifikimin skuadrës kuqezi për në Euro 2016. Fjalën e tij, tekniku italian e nisi me optimizëm, duke vënë në dukje se fatin e saj Shqipëria e ka në dorë, por theksoi se ndaj Armenisë nuk do të jetë e lehtë pasi kundërshtarët tanë kanë një skuadër të mirë. “Për fat të keq në ndeshjet e fundit humbëm shansin që të vinim në Armeni të kualifikuar. Shpresojmë që kualifikimin ta arrijmë këtu dhe me shumë mundësi do ta bëjmë. Jemi shumë të karikuar për të realizuar ëndrrën tonë. Jemi përgatitur për të “luftuar” ndaj Armenisë”, tha tekniku kuqezi. Në vijim, De Biazi vuri theksin në ecurinë fantastike të Kombëtares gjatë këtyre eliminatoreve. “Nëse ditën e shortit do t’i kisha thënë popullit shqiptar që një ndeshje nga fundi me një fitore mund të kualifikohemi në Europian, do të më merrnin për budalla. Ne jemi një vend i vogël dhe me Armeninë nuk kemi të përbashkët vetëm këtë fakt, por edhe faktin që njëlloj si ju kemi shumë emigrantë në mbarë botën. Do të ishte bukur të festonim në vendin tuaj, për të treguar që dhe një vend i vogël si ne mund t’ia dalë”, shtoi De Biazi. Ndërkohë, në stërvitjen e fundit përpara sfidës, Andi Lila nuk ia ka dalë mbanë të jetë në dispozicion të trajnerit duke konfirmuar mungesën në 90-minutëshin e Jerevanit. Adriatik BALLA
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 22:51

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Roland Luçi, ka sjellë edhe njëherë në kujtim ngatërrimin e himnit të Shqipërisë në Francë, teksa nuk është i mendimit se ajo ishte thjesht një gafë.

Postuar: 13/11/2019 - 17:22

Erling Haaland është 19 vjeç dhe ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje të sezonit 2019-2020, duke tërh

Postuar: 13/11/2019 - 15:26

Eros Grezda, lojtari i Kombëtares shqiptare, ka reaguar pas konferencës për shtyp të Edi Rejës.

Postuar: 13/11/2019 - 13:03

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka folur sot në prag të ndeshjes me Andorën e cila është e parafun

Postuar: 13/11/2019 - 07:26

Fiorentina është në krizë rezultatesh dhe pavarësisht se loja ka qenë e mirë në shumicën e ndeshj

Postuar: 13/11/2019 - 07:24

Disa prej lojtarëve kryesorë të Kombëtares kuqezi luajnë në kampionatin italian, në Serie A ose n

Postuar: 13/11/2019 - 07:22

Kombëtarja është grumbulluar dhe po vijon përgatitjet për ndeshjet e fundit në grupin H eliminato