
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

De Biazi për median italiane: Rrahmani super! E nisi te Partizani dhe sot është te Napoli

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Dhjetor 2022

Trajneri më i suksesshëm i historisë së Kombëtares dhe strategu aktual i Azerbajxhanit, Xhani de Biazi ka folur gjatë për “Tuttomercatoweb”, ku ka treguar skuadrën e preferuar në Botëror. Italiani flet edhe për Napolin dhe veçanërisht për Amir Rrahmanin, që e nisi te Partizani dhe tashmë është një prej liderëve të Napolit.
BOTËRORI – “Spanja është skuadra që unë i besoj më së shumti në Botëror. Do të isha shumë i lumtur nëse Luis Enrike do ta fitonte këtë turne, pas ngjarjeve me të cilat jeta e ka përballur. Me një dorë Zoti i mori diçka, por me tjetrën do t’i kthente diçka”.
“AXURRËT” – “Italia është një zhgënjim. Të mendosh për dy Botërorë pa pjesëmarrje për një ekip që fitoi Kampionatin Europian vetëm vitin e kaluar, është diçka anormale. Mendoj se Mançini është në rrugën e duhur, ai ka lojtarët e duhur për të bërë atë që ai kërkon. Përveç pengesës ndaj Zvicrës dhe disfatës ndaj Maqedonisë së Veriut, mendoj se periudha e Mançinit tek Italia është padyshim pozitive”.
TË RINJTË – “Eksperienca e Zaniolos ka dhënë frytet e veta, por tani ai duhet të fokusohet më shumë te lojtarët që po luajnë rregullisht. Më pas të rinjtë e dinë se nëse bëjnë mirë, kanë një rrugë të hapur përpara. Gjithçka varet nga dëshira. Sjellja në kombëtare e lojtarëve, që ende nuk kanë luajtur me ekipin e parë në klubet e tyre, mendoj se është një mënyrë për t’i afruar me ambientin, por në të njëjtën kohë mund të çojë gjithashtu në një çekuilibër psikologjik nëse të rinjtë nuk janë gati për këto episode”.
NAPOLI – “Çdo trajner ka aftësinë për të shfrytëzuar në maksimum lojtarët në dispozicion të tij. Unë mendoj se trajneri Spaleti ka gjetur një organikë vërtet të jashtëzakonshme. Ata që punojnë brenda klubit, e kam fjalën për skautimin dhe për çdo gjë që është bërë, kanë gjetur lojtarët e duhur, po të mendojmë për Kim, Kvaratskhelia apo Anguisa. Ata janë të gjithë funksional për projektin. Spaleti është shumë i zgjuar, ai di si të përballet me situatat dhe besoj se ai e kupton se ka timonin e një makine shumë të mirë në dorë”.
RRAHMANI – “Mendoj se ai ka një potencial të jashtëzakonshëm, edhe në nivelin fizik. Para disa sezonesh luante në një kampionat të vogël, te Partizani i Tiranës në Shqipëri dhe bëri një udhëtim të rëndësishëm përpara se të mbërrinte te Napoli. Ai kaloi fillimisht në Kroaci dhe më pas erdhi në Itali te Verona. Ishte shumë i zoti për t’u ambientuar dhe në vende të ndryshme dhe kjo ndodh falë cilësive të mëdha të tij”.
SERIA A – “Nëse shohim renditjen sot, vëmë re se Napoli ka një diferencë të rëndësishme, por në jetë kurrë nuk mund të thuash kurrë. Milani është një ekip që ka cilësi, Juventusi ka gjetur ritmin e tij dhe ne duhet të shohim sesi do të jenë kur t’u kthehen të gjithë të dëmtuarit, sepse është një ekip plot me lojtarë që marrin pjesë në Kupën e Botës. Pastaj është Lacio, që me Sarrin po bën shumë mirë, po luan në një kampionat të madh. Nuk e di, por bashkë me Interin, këto skuadra mund të konsiderohen si ndjekësit e Napolit. Kampionati është pak i tronditur, sepse Napoli është jashtë çdo logjike dhe po ecën me një ritëm të çmendur”, tha mes të tjerash De Biazi.
Më të lexuarat


Sporti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare ylli i futbollit, zbardhen dyshimet e para

Ksavi: Vetëm unë i kam besuar Dembelesë, ai po reflekton

Sulmuesi/ Reali gati të sakrifikojë Vinicius për Kilian Mbape

Pesë “rebelë” të Mançester Sitit shprehen të pakënaqur me trajnerin Pep Guardiola

Kukësi fitore “magjike” në Rrogozhinë përballë Egnatias, i largohet fundit

Partizani pëson disfatë nga Teuta, Tirana fitore në minutat e fundit me Erzenin

Vendimet e UEFA-s/ Ndryshime në formulën në Ligën e Kombeve

Mbrojtësi/ Rrahmani rikthehet si lider i Napolit, marshon drejt titullit në Itali

Trajneri Silvinjo nis “gjurmimin” e të rinjve kuqezi në Europë, në listë edhe Skuka

Kombëtarja U-16 dy miqësore me moshatarët italianë, humbje të thella
