BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Sport

De Biazi s’e mohon rikthimin në krye të Kombëtares, lëvizja brenda pak ditësh

De Biazi s’e mohon rikthimin në krye të Kombëtares,

Emri i Xhani De Biazit po lakohet gjithnjë e më shumë si opsion real për t’u rikthyer në krye të kuqezinjve. Emrin e tij e përdori për herë të parë ish-lojtari i Kombëtares Andi Lila nga një studio televizive në fund të ndeshjes me Islandën, madje duke insistuar se është një kandidaturë serioze dhe që është “me telefon në dorë” duke pritur ftesën e Shqipërisë. De Biazi është kontaktuar nga media kosovare që u ka konfirmuar se rikthimi mund të jetë një opsion real, pra ai nuk e mohon një rikthim në krye të përfaqësueses kuqezi. Tifozët nuk janë të kënaqur me përzgjedhësin aktual, italianin Edi Reja. Pra ai pritet të largohet. Reja me Shqipërinë e mbylli edhe një cikël kualifikimesh mes dështimesh. Në Grupin 2, të Ligës B, të Ligës së Kombeve, Shqipëria doli e treta me vetëm dy pikë të mbledhura. Përfundoi prapa Izraelit që fitoi grupin me 8 pikë dhe Islandës me 4 pikë. De Biazi në një përgjigje të shkurtër për “KOHA”n të Kosovës, ditën e djeshme, nuk e ka mohuar një rikthim eventual te Shqipëria, me të cilën shkroi historinë duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit 2016. De Biazit në fund të këtij muaji e përfundon kontratën dyvjeçare me Përfaqësuesen e Azerbajxhanit. Azerbajxhani garoi në Grupin 3 të Ligës C dhe doli i dyti. Pati tri pikë më pak se Kazakistani, kurse la prapa Sllovakinë dhe Bjellorusinë. “Kam kontratë me Azerbajxhanin deri më 30 shtator dhe më pas do t’i shqyrtoj të gjitha ofertat që do t’i kem përpara. Lërini spekulimet! Shumicën e kohës janë si era. Në botën mediatike 95 për qind të fjalëve janë gënjeshtra”, ka thënë De Biazi. Kjo tregon shumë në fjalën e tij, pasi ai nuk e mohon rikthimin si opsion, edhe pse nuk duket aq i vendosur.

E shkuara është në favor të De Biazit

Trajneri Xhani De Biazi vlerësohet shumë në Shqipëri për arritjen që pati gjatë vitit 2016, sepse ishte në një farë mase edhe meritë e tij që kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në një turne të madh. Madje arriti të shënonte edhe një fitore kundër Rumanisë. Shqipëria ishte mposhtur nga Franca e Zvicra në fazën e grupeve, por paraqitjet u vlerësuan pozitivisht. De Biazi ishte shumë popullor edhe mes tifozëve dhe opinionistëve, pasi për nga shkalla e leximit dhe interpretimit ai ishte mjaft i avancuar. Një nga problemet e Shqipërisë në eliminatoret e fundit ishte mungesa e efikasitetit në sulm, duke mos fituar asnjë ndeshje. Shqipëria ka regjistruar dy barazime e dy disfata në Ligën e Kombeve. Ndërkohë, pas pak javësh Shqipëria do t’i ketë edhe dy miqësore. Ndaj Arabisë Saudite do të luajë më 20 tetor, kurse më 16 nëntor zhvillon miqësoren kundër Italisë, që mungon në Kampionatin Botëror. Nëse Shqipëria nuk fiton një nga këto dy sfida, do të regjistronte një rekord negativ pas 26 vjetësh. Përzgjedhësi Edoardo Reja e mori drejtimin e Shqipërisë në prill të vitit 2019, ndërsa ka kontratë deri në fund të këtij viti. Ndërkohë, De Biazi qëndroi si përzgjedhës i Shqipërisë për gati gjashtë vjet, prej dhjetorit të vitit 2011 deri në qershor të vitit 2017. Nën drejtimin e tij, Shqipëria zhvilloi në total 51 ndeshje duke regjistruar 19 fitore, 10 barazime e 22 humbje.

Somario

Adriatik BALLA