BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

De Laurentis e konfirmon: Hysaj drejt Atletikos, spanjollët me ofertë konkrete

De Laurentis e konfirmon: Hysaj drejt Atletikos, spanjollët me ofertë

 Është gati e konfirmuar se Elseid Hysaj nuk do vazhdojë të jetë pjesë e Napolit për sezonin e ardhshëm. Shkodrani nuk i pëlqen Ançelotit dhe largimi është zgjidhja më e mirë. Mediet italiane raportojnë se klubi italian ka gjetur akordin me Atletikon e Madridit për shitjen e tij. Kështu, sipas të gjitha gjasave Hysaj sezonin e ardhshëm do të jetë nën urdhëratë e një trajneri si Simeone. Atletiko po zhvillon një projekt gjigant, duke investuar mjaft në merkato dhe ylli i kombëtares tonë pritet të jetë pjesë. Duhet të themi se ky është një hap gjigant në karrierën e Elseidit, pasi do ketë mundësinë të luajë në një nga kampionatet më të fortë në botë. Duhet të themi se stili i Hysajt përshtatet mjaft me mënyrën agresive të lojës së Simeones. Vlera e operacionit nuk bëhet e ditur, por pritet të jetë pak mbi 25 milionë eurot. 25-vjeçari do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i klubit madrilen në orët e ardhshme. Shqiptari përflitet prej javësh se do të largohet nga skuadra e Napolit drejt Spanjës, ndërsa gjërat duket se po shkojnë drejt konkretizimit. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i të kaltërve Aurelio De Laurentis i cili ka thënë se marrëveshja ndërmjet Napol-it dhe Atletico Madrid-it është shumë afër për shkodranin. “Jemi në kontakte me Atletikon e Madridit për të arritur një marrëveshje për transferimin e Hysajt. Janë i vetmi ekip që kanë bërë një ofertë konkrete për mbrojtësin tonë. Oferta është e pëlqyeshme dhe brenda këtyre ditëve pritet të hidhet e zeza në të bardhë mes palëve”, ka thënë De Laurentis për La Repubblica. E ardhmja e mbrojtësit të djathtë duket larg Napolit, pasi në sezonin e fundit nuk ishte një titullar fiks në formacionin e Ancelottit. Situata duket se do të jetë e njëjtë dhe për sezonin e ri dhe Napoli po bën të pamundurën që të përfitojë nga shitja e tij. Atletico Madrid konsiderohet si favoriti kryesor për ta transferuar Elseid Hysajn nga Napoli në këtë afat kalimtar veror. Kjo për shkak se madrilenët janë i vetmi ekip që kanë bërë një ofertë zyrtare për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Skuadra spanjolle është shumë afër ta realizojë transferimin e mbrojtësit shqiptar për të përfituar shërbimet e tij. Aurelio De Laurentiis ka bërë të ditur ditë më parë se janë të gatshëm ta shesin 25-vjeçarin, por kërkojnë 25 milionë euro, ndërkohë që ekipi i Simeones ka afruar 20 milion euro. Skuadra nga qyteti i Madridit thuhet se kanë arritur një marrëveshje me Napolin që çmimi të ulet në 20 milionë euro, derisa Hysaj pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare. Nëse Atletico Madridi nuk arrin marrëveshje personale me të dyja palët, atëherë do ta mendojë edhe transferimin e Nelson Semedos nga Barcelona. Sipas Corriere dello Sport, agjenti i mbrojtësi të Kombëtares së Shqipërisë, Mario Giuffredi, thuhet se është takuar me Romën për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm. Giallorossët mund ta humbasin garën për 25-vjeçarin, vetëm nëse tentojnë ta ulin çmimin në 18 milionë euro, shumë kjo që nuk po pranohet nga De Laurentiis. Mario Giuffredi, menaxheri i yllit të Shqipërisë, Elseid Hysajt, ka konfirmuar se mbrojtësi i djathtë do të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të verës. Ndërkohë, dëshira e mbrojtësit të kombëtares shqiptare vazhdon të mbetet Juventus, duke qenë se bardhezinjtë tashmë i ka marrë Sarri një njohje e vjetër e Hysajt, ku në drejtimin e tij ka qenë në një super formë me Empolin dhe në dy sezonet kur Napoli drejtohej nga ai. Pritet që në ditët në vijim Hysaj të zgjedhë ekipin e tij të ri pasi, kapiteni i kombëtares shqiptare nuk është më në planet e Carlo Ancelottit.