BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

De Light mbërrin tek Juventusi, Raiola: Është “mbret”, si Ibrahimoviç

De Light mbërrin tek Juventusi, Raiola: Është

Juventusi do të jetë një superskuadër gjatë edicionit të ri. “Zonja e Vjetër” italiane ka bërë supergoditje në merkato, të paktën sa i takon emrave, kështu që pritet të bëjë një edicion shumë të fortë, ku përveçse të mbrojë titullin në Serie A italiane, do të tentojë të fitojë Ligën e Kampioneve. Për të siguruar trofeun juventinët kanë bërë blerje të forta e një ndër ta edhe Mathijs De Ligt, i cili mbërriti mbrëmjen e së martës në aeroportin e Torinos, ku u prit nga një numër i konsiderueshëm fansash, ndërsa dje zbarkoi në “J Medical”, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore, para se të hedhë firmën mbi kontratë dhe të nisë aventurën bardhezi. Në krah të mbrojtësit holandez ishte edhe menaxheri i tij, napolitani Mino Raiola, i cili nuk i kurseu elozhet për 19-vjeçarin, duke e quajtur të riun më të mirë në qarkullim, teksa bëri edhe një përshkrim sipas mënyrës së tij. “De Ligt ka personalitetin e Ibrës dhe mentalitetin e Pavel Nedved. Është i riu më i mirë në qarkullim, por i duhet ende shumë punë, për t’u bërë më i miri në botë. Megjithatë, Juventusi është vendi ideal për përmirësimin e De Ligt, pasi do të bashkëjetojë me dy kampionë si Kjelini dhe Bonuçi”, tha Raiola për mediat. Transferimi i 19-vjeçarit nga Ajaksi ishte shndërruar në një telenovelë të vërtetë këtë verë, pasi ndiqej nga klubet më të mëdha europiane, si PSG, Mançester Junajtid e Siti, Barcelona, etj, por në fund garën e fitoi Juventusi. Bardhezinjtë paguan 75 milionë euro në arkat e Ajaksit, ndërsa mbrojtësit i ofruan një kontratë 5-vjeçare që nis me 12.5 milionë euro në sezon dhe vjen në rritje, për të prekur shifrën e 22 milionë eurove, në vitin e pestë. Gjithashtu, në kontratën me De Ligt është përfshirë edhe një klauzolë për largimin e tij kundrejt 150 milionë eurove, por që bëhet aktive vetëm në verën e vitit 2022 e në vijim, pra pasi të jenë konsumuar 3 sezonet e para me fanellën bardhezi. Ndërkohë, nuk mjaftojnë largimet e De Jong dhe De Ligt, pasi Ajaksi këtë verë mund të humbasë një tjetër talent. Bëhet fjalë për David Neres, për të cilin Drejtori Sportiv i klubit, Overmars pranoi se ka një ofertë të rëndësishme, por pa e zbuluar emrin e ekipit. Ai theksoi se klubi dëshiron ta mbajë sulmuesin brazilian, i cili për meritë të trajnerit shpërtheu sezonin e kaluar, duke fituar edhe një vend në Seleçao. Largimi i Neres do të ishte një goditje e madhe për kampionët e Holandës dhe javën e ardhshme pritet të jetë gjithçka më e qartë lidhur me të ardhmen e 22-vjeçarit. Juventusi fitoi garën me Barcelonën dhe disa skuadra të tjera të mëdha të kontinentit për “yllin” holandez, ndërkohë që në sezonin e ri pritet të përballet me shumë rivalitet nga “ujqërit” e tjerë që ka në gjirin e “Zonjës së Vjetër” italiane, për shkak se të gjithë lojtarët kanë kualitet të lartë.

Adriatik BALLA