Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

De Ligt i Juventusit, mediat holandeze: Klubet e kanë arritur marrëveshjen, të dielën pritet zyrtarizimi

Postuar: 12/07/2019 - 07:18

 Çdo gjë ka marrë fund dhe sipas të gjitha gjasave mbrojtësi holandez Matthijs De Ligt do të jetë te Juventusi, ndonëse kohët e fundit ka pasur heshtje në lidhje me negociatat mes palëve. Siç raportojnë mediat sportive në Amsterdam, bardhezinjtë kanë gjetur akordin me Ajaxin për shifrën e 67 milionë eurove dhe po punohet për të sistemuar detajet e fundit të transferimit. Drejtuesit e Juventusit janë të bindur të sjellin De Ligt në Torino brenda ditës së shtunë, për të shmangur nisjen e tij për në Austri, atje ku Ajaxi ka planifikuar të kryejë përgatitjet verore. Sipas mediave holandeze mbrojtësi shtatlartë i cili zhvilloi një sezon fantastik me holandezët e Ajaksit pritet që brenda kësaj jave të prezantohet me ekipin e tij të ri dhe me ngjyrat bardhezi. Kështu, pavarësisht frenimit të përfolur disa ditë më parë, duket se çështja është drejt zgjidhjes dhe se Barcelona nuk e ka shqetësuar aspak Juventusin, që brenda pak ditësh do të ketë në gjirin e skuadrës mbrojtësin e talentuar De Ligt. Por kur të gjithë janë në pritje të gjigantit holandez bardhezinjtë kanë mbyllur një tjetër marrëveshje duke afruar në ekip një tjetër lojtar të talentuar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Genoas, Cristian Romero, i cili mëngjesin e djeshëm mbërriti tek selia e klubit bardhezi për të kryer vizitat mjekësore. Bardhezinjve vazhdojnë të jenë aktivë në merkato dhe krahas afrimeve priten edhe lamtumirat. Për Gonazalo Higuain interesohet Roma. Trajneri i verdhekuqve, Fonseca, ka shfaqur hapur pëlqimin e tij për argjentinasin. Ndërkohë Juventusi ka shfaqur gatishmërinë për t’u ulur në bisedime, por vetë sulmuesi nuk dëshiron të luajë për asnjë skuadër tjetër në Itali, përveç Juventusit. Por, në garë për shërbimet e sulmuesit argjentinas është futur edhe një ekip tjetër. Sipas asaj që shkruan “Gianluca Di Marzio”, Higuain është edhe në orbitën e Uest Ham, të cilët dëshirojnë ta kthejnë lojtarin në Premier Ligë. Së shpejti anglezët do të fillojnë kontaktet me bardhezijntë, ku shpresojnë të arrijnë një marrëveshje. Gjithashu në drejtim të bardhezinjve ka mbërritur edhe një tjetër ofertë për Joa Cancelon gjithashtu ka mbërritur një ofertë. Manchester City kërkon të sigurojë shërbimet e mbrojtësit, ndërsa për ta lënë të lirë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kërkojnë 60 milionë euro. Nuk mbaron ma kaq lista e lojtarëve që mund t’u japin lamtumirën kampionëve të italisë. Në mesfushë, një mes Khediras dhe Matuidisë mund të mos gjejë më hapësira, ndërsa në sulm situate mbetet e vështirë edhe për Mario Mandzukic. Moise Kean gjithashtu mund të largohet, për të interes ka shfaqur Ajaxi, por edhe Evertoni në Premier League. Në total, vlera që mund të arkëtojë Juventusi nga shitja e tyre shkon në 200 milionë euro. Mediet italiane konfirmojnë se te bardhezinjtë nuk ka një çështje “Dybala”, pasi argjentinasi ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Torino. Ndërkohë sipas mediave italiane, Zhoao Kanselo është me valixhe gati dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg Juventusit. Mançester Siti e ndjek prej kohësh, Bajerni monitoron situatën, ndërsa garës i është bashkuar së fundmi edhe Barcelona. Sipas “Corriere dello Sport”, klubi katalanas po kërkon një mbrojtës të djathtë dhe ka piketuar portugezin e Juventusit. 25-vjeçari është një fiksim i Pep Guardiolës, por “Zonja” e ka refuzuar ofertën e Sitit. Kampionët e Anglisë ofrojnë një shkëmbim kokë me kokë me Danilon, por italianët janë kundër këtij propozimi dhe negociatat janë bllokuar për momentin. Futja e Bajernit dhe Barcelonës në garë i intereson Juves, pasi çmimi i lojtarit luzitan mund të rritet. Bardhezinjtë në sezonin 2019-2020 pikësynimin e tyre kryesorë kanë fitimin e Ligës së Kampioneve, trofe ky që i mungon zonjës së vjetër që nga viti i largët i 1996-shtës. Trajneri i ri bardhezi ka një zgjedhje kaq të gjerë taktike, sa do të jetë në gjendje të hidhet nga një sistem në tjetrin. Një Juventus “kameleon”, që ndryshon sipas situatave dhe kundërshtarit, gjë për të cilën u kritikua Masimilliano Allegri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 15:50

Një tjetër goditje ka ardhur për ekipin e Kamzës nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Postuar: 20/09/2019 - 08:14

Ka marrë fund misteri i gruas që i jepte ushqim Cristiano Ronaldos pas ndeshjes.

Postuar: 20/09/2019 - 07:27

Humbja ndaj Paris San Zhermenit në UEFA Champions League, me shifrat e pabesueshme 3-0, e ka vend

Postuar: 20/09/2019 - 07:25

Kukësi do të përballet me Tiranën këtë të shtunë, në kuadër të javës së pestë të Kategorisë Super

Postuar: 20/09/2019 - 07:23

Berat Gjimshiti është shndërruar në element të rëndësishëm në kampin e Kombëtares, ku në duelin n

Postuar: 19/09/2019 - 19:43

 Kristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të kushtueshëm në botë, tha gjatë një interviste

Postuar: 19/09/2019 - 07:24

Dje në mbrëmje u luajtën duelet e para në Champions League në grupet A, B, C dhe D, ku pati emoci