Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

De Ligt i “shkel” syrin Barcelonës: Më pëlqen të luaj krah de Jongut

Postuar: 22/05/2019 - 07:20

Barcelona ka gjasa të jetë skuadra më e fortë në botë sezonin e ardhshëm. Përveç grupit shumë të fortë që ka edhe aktualisht, me emra mjaft të spikatur dhe me futbollistin më të mirë në botë në gjirin e saj, katalanasit duan ta fuqizojnë dhe më tej grupin, duke bërë blerje të nivelit më të lartë dhe në fokusin e klubit blaugrana për merkaton e verës janë emra si Griezman, De Jong (me të cilin është arritur marrëveshja) e të tjerë. Së fundmi, në mënyrë indirekt, Barcelonës i është ofruar vetë një tjetër futbollist i talentuar. Bëhet fjalë për talentin e Ajaksit, Mathijs De Ligt, i cili spikati në veçanti në Ligën e Kampioneve, me golat dhe asistet e tij, duke ndihmuar kampionët e Holandës të arrinin deri në gjysmëfinale, ku u eliminuan nga Totenhemi në minutat ekstreme të ndeshjes. Ajaksi ka në fakt shumë talente dhe sytë e klubeve më të mëdha europiane janë drejtuar nga skuadra e njohur holandeze, ku më i liri lojtar kushton dhjetëra milionë euro. Ndërkohë, mediat sportive spanjolle shkruajnë se talenti 19-vjeçar i Ajaksit, Mathijs de Ligt, vijon të mbajë në ankth tifozët por edhe të interesuarit për të mbi vendimin për të ardhmen e tij. Mbrojtësi holandez, kapiten i Ajaksit, është përfolur rishtazi mbi një kalim te gjigantët spanjollë të Barcelonës. Katalanët nuk e fshehin interesin madhor për shërbimet e tij, pasi pak kohë më parë zyrtarizuan blerjen e de Jong. “Besoj se de Jong ka zhvilluar një sezon shumë të mirë dhe ka bërë zgjedhjen e duhur. Do të isha shumë i lumtur nëse do të luaja sërish pranë tij. Jo domosdoshmërisht në këtë moment, por Barcelona dhe Frenkie de Jong janë një atraksion i fortë për mua,” është shprehur qendërmbrojtësi, duke dhënë një indicie shumë të rëndësishme për të ardhmen e tij. Në bisedimet mes palëve qëndron si faktor me peshë edhe menaxheri i tij, Mino Raiola, që shton kështu kostot financiare të këtij transferimi. Juventusi e klube të tjera të mëdha janë të gatshëm për të përfituar nga dyzimi i lojtarit, por sërish Barcelona duket e avantazhuar dhe ndoshta shpejt do të finalizohet një prej sagave të kësaj merkatoje. Nëse de Ligt merr aprovimin e Barcelonës, atëherë ai mund t’i bashkohet shokut të tij të skuadrës, holandezit tjetër, de Jong, i cili pritet të luajë krahë Mesit sezonin e ardhshëm. Siç dihet, holandezët kanë një famë të madhe në Katalonjë, pasi më parë për këtë ekip kanë luajtur edhe Johan Krujf, Klajvert dhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit holandez. Madje dhe si trajnerë ata kanë shkëlqyer në krye të Barcelonës dhe këtu kujtojmë Krujfin e Rajkardin, që kanë korrur suksese të mëdha me ekipin blaugrana. Mbetet të shihet nëse Barcelona do të firmosë me të dy futbollistët apo për këtë sezon do të kënaqen vetëm me njërin, Frenki de Jongun. Gjithsesi, për De Ligtin interesohen dhe klube të tjera të mëdha në Europë, kështu që largimi i tij nga Ajaksi është thuajse çështje e mbyllur, pasi ofertat ndaj tij janë tunduese dhe kampionët e Holandës, Ajaksi, nuk e mbajnë dot.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:29

Në Europë të korruptuarve u vihen prangat në duar.

Postuar: 19/06/2019 - 07:28

Tirana po shndërrohet në skuadra më e suksesshme në tregun e kësaj vere.

Postuar: 19/06/2019 - 07:26

Partizani dhe Kukësi do të kenë një short shumë të vështirë në Europë dhe do ta kenë tepër të vës

Postuar: 18/06/2019 - 16:44

Shorti i Europa Leagues u hodh në Nyon të Zvicrës sot prej orës 15:30.

Postuar: 18/06/2019 - 07:29

Françesko Toti tërhiqet nga Roma pas 30 vjetësh në shtëpi.

Postuar: 18/06/2019 - 07:27

Kombëtarja fitoi ndeshjen ndaj Moldavisë në kuadër të grupit H pë3r kualifikueset e Kampionatit E