BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri dhe jep lajmin "e keq" për Edi Ramën

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve
x
BREAKING NEWS

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe
x
BREAKING NEWS

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur,
x

Sport

Deklarata e trajnerit të Brazilit Tite: Do të jemi ne kampionët në “Katar 2022”

Deklarata e trajnerit të Brazilit Tite: Do të jemi ne kampionët

Trajneri sheh me optimizëm rritjen e skuadrës dhe e pozicionon Brazilin e tij si favorit. Ai beson se titulli i “Katar 2022” shkon në tokën e “kanarinave”

Trajneri i Brazilit, Tite, ka deklaruar së fundmi se skuadra e tij do të kërkojë trofeun në Botërorin e Katarit, madje e ka cilësuar “Seleçaon” pretendente dhe me shumë shanse të kthehet me titull kampion. Këtë trofe Brazili e kërkon pas 20 vjetësh nga suksesi i fundit. Siç dihet, Brazili është pjesë e Grupit G, së bashku me Zvicrën, Kamerunin e Serbinë. “Kam synime të mëdha, por jam i përqendruar. Pasi jemi kualifikuar në Kupën e Botës, tani është koha për të arritur në finale të këtij turneu dhe për t’u shpallur kampion. Kjo është e vërteta sa u përket synimeve të Brazilit për Botërorin e Katarit”, ka thënë Tite në një intervistë për “The Guardian”. “Pritshmëritë janë të larta dhe jam optimist i madh se do ta kthejmë trofeun e çmuar në Brazil pas një pritjeje të gjatë. Problemin më të madh e kemi presionin. Kemi përgjegjësi dhe të gjithë në Brazil presin shumë prej nesh. Kështu që, duhet ta përballojmë këtë presion. Besoj se do ta kalojmë edhe këtë pengesë, pasi rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë përgatitjes mentale. Do të jemi gati deri në nëntor në çdo aspekt. Ka edhe kandidatë të tjerë dhe këtë e kemi parasysh shumë mirë”, u shpreh ai. Në fakt, Tite ka pranuar se shpresat e Brazilit varen nga Nejmar, i cili do të jetë sipas tij “ylli” kryesor i Botërorit. “Nejmari mbetet ylli më i madh i ekipit tonë. Ai mund ta bëjë dallimin, sidomos në Katari pasi do të shkëlqejë përkrah lojtarëve tjerë, që po ashtu mund të shpërthejnë dhe t’ia sigurojnë titullin Brazilit. Nejmari këtë e ka parasysh dhe po i motivon lojtarët e tjerë, si një lider i vërtetë. Është e natyrshme që kur e ke Nejmarin në ekip, pritjet janë gjithmonë në mëdha. Krahas Nejmarit, në Katar do të na ndihmojnë shumë edhe Viniciusi e Rafinja, pastaj Pakueta, Kasemiro e Fabinjo. Kemi një ekip të kompletuar”, shtoi ai. Brazili ka përfunduar i pari në grup pa asnjë humbje në 17 ndeshje të zhvilluara, duke regjistruar 14 fitore e 3 barazime. “Ne shënuam 13 gola më shumë se Argjentina në 17 ndeshje. Ne jemi kthyer në vendin e parë në renditjen e FIFA-s. Nëse i shohim këto statistika mund të konstatojmë se jemi zhvilluar edhe më shumë në krahasim me vitet e fundit”, nënvizoi më tej Tite. Ndeshjen e parë në Botërorin “Katari 2022”, Brazili e luan më 24 nëntor kundër Serbisë, përpara se të përballet me Zvicrën (28 nëntor) dhe Kamerunin (2 dhjetor). Ky turne nis më 21 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor me ndeshjen finale që zhvillohet në “Lusail Stadium”, impiant me 80 mijë vende.