
"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje nga hetimi: Ja çfarë pritet të ndodhë

Deklarata spektakolare e Daliç: Brazili duhet të ketë frikë nga Kroacia

Shkruar nga Adriatik BALLA 9 Dhjetor 2022

Brazili dhe Kroacia do të përballen sot në orën 16:00 midis tyre, në ndeshjen e parë çerekfinale të këtij Botërori dhe nga ku do të mësohet edhe gjysmëfinalisti i parë i “Katar-2022”. Kroatët kaluan me vështirësi në fazën e 1/8 të finales përballë Japonisë, pikërisht pas kohës shtesë, por Brazili kaloi me lehtësi Korenë e Jugut, duke bërë festival golash dhe duke u dëshmuar si një prej skuadrave pretendente për trofeun. Por a do të mund Brazili ta kalojë Kroacinë në këtë raund? Këtë pikëpyetje analistët e interpretojnë në mënyra të ndryshme, kuptohet, duke bërë Brazilin favorit. Por për kroatët nuk kanë vlerë fare çfarë thonë bastet, analistët e specialistët. Për ta Brazili është skuadër që mundet dhe ata do ta dëshmojnë në fushë se dinë të fitojnë dhe ta eliminojnë nga kompeticioni njërin prej pretendentëve kryesorë sikurse është Brazili i trajnerit Tite. Ka qenë vetë trajneri kroat Zlatko Daliç që ka siguruar se skuadra e tij do të bëjë maksimumin në fushë dhe do ta surprizojë Brazilin. Madje tekniku kroat mendon se Brazili duhet ta ketë frikë Kroacinë, për lojën dhe nivelin e performancës që ajo bën në kompeticione të tilla. “Brazili është favorit. Ata kanë vetëbesim, entuziazëm, lojtarë cilësorë dhe gjithashtu kanë rikthyer Nejmar”, kështu e nisi konferencën për mediet në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës ‘Katar 2022”, trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç. Më tej ai theksoi se pavarësisht nivelit që brazilianët kanë si ekip, djemtë e Kroacisë kanë për t’ja vështirësuar shumë punën. “Në çdo rast ne mund t’u bëjmë atyre një ndeshje të vështirë. Unë nuk mendoj se presioni i vazhdueshëm ndaj tyre është shumë i zgjuar, por as nuk duhet t’u japim atyre shumë hapësirë. Ne do të përpiqemi t’i kontrollojmë me mençuri. Shanset nuk janë saktësisht 50%, por ne nuk arritëm në këtë pikë të turneut pa e merituar”, deklaroi Daliç. Është fare e qartë tashmë se dueli i sotëm pasdite midis Brazilit dhe Kroacisë do të jetë shumë i vështirë për të dy ekipet. Pavarësisht se brazilianët shihen favoritë për të shkuar në gjysmëfinale, kroatët do t’i luajnë të gjitha kartat e tyre dhe do të tentojnë maksimumin për të qenë ata në gjysmëfinale. Stili i lojës që aplikojnë është i ndryshëm, ndaj dhe Daliç këshillon që Brazili duhet të frikësohet nga Kroacia. Kjo e fundit bën futboll fizik me disiplinim taktik, kurse Brazili bën lojë teknike të bazuar në kualitetin e individëve. Do të fitojë grupi i Kroacisë apo talentet e Brazilit? Kjo mbetet të shihet sot në fushën e lojës.
Më të lexuarat


Uzuni shkëlqen me dy gola, performanca pozitive për legjionarët. Mësoni notat e tyre për fundjavën që lamë pas

E rëndë/ Pëson infarkt në fushë, ndërron jetë futbollisti

Zidan në kërkim në të një skuadre të re, në skenë del dhe klubi historik europian

Monza mund për herë të dytë Juventusin, Sasuolo shkatërron e turpëron Milanin

Teuta fiton Kupën e Shqipërisë përballë Kamzës, treshen e “balerinave” të FSHB e ka zili dhe “dancing with the stars”!

Kukësi fitore entuziazmuese kundër Tiranës, Kastrioti humb me Bylisin

Pirro Kokalari: Mundja klasike kishte masivitet e cilësi, por politika e kohës na penalizoi në garat ndërkombëtare

Futbolli në zi/ Pësoi infarkt në fushë, lojtari i njohur ndërron jetë në spital

Formacionet zyrtare Real Madrid-Sociedad

Shokohet Milani në pjesën e parë, Sassuolo në avantazh me rezultatin 1-3
