BREAKING NEWS

Si mund të pikasen rastet me koronavirus? Zv.Ministrja e Shëndetësisë duke iu referuar OBSH zbulon kush duhet të testohet  

Si mund të pikasen rastet me koronavirus? Zv.Ministrja e
x

Sport

Demi dhe Rama inspektojnë punimet në kompleksin “Partizani”, premtime të bujshme për sezonin e ri

Demi dhe Rama inspektojnë punimet në kompleksin

Partizani pritet të ketë brenda pak javësh gati fushën e re pranë kompleksit të ri sportiv në Tufinë, atje ku po ndërtohet një prej komplekseve më moderne sportive, një investim tërësisht privat i Gazmend Demit, presidentit të klubit të kuq. Dyshja drejtuese e Partizanit, konkretisht presidenti Demi si dhe drejtori i përgjithshëm Olsi Rama, inspektuan dje kompleksin e ri, duke u njohur me ecurinë e punimeve dhe nëpërmjet fotove të postuara u dhanë sinjal fansave që partizani, vërtet po dështon me objektivin në kampionat, por po fiton një objektiv tjetër akoma më të madh që është “shtëpia e re” e të kuqve. Drejtori i Partizanit, Olsi Rama ishte prezent dje në stadiumin e ri që të kuqtë pritet ta kenë gati për sezonin e ardhshëm. Drejtori, së bashku me presidentin Demi kanë inspektuar punimet ndërsa në “Instagramin” e tij thekson se së shpejti aty do zhvillohen edhe ndeshjet me publikun e tyre të zjarrtë. Aktualisht, Partizani po kalon një periudhë të vështirë në kampionat teksa rezultatet mungojnë dhe ekipi tashmë rrezikon pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Ndërkohë, në “Instagram” nuk kanë munguar edhe komentet nga ana e tifozëve të Partizanit, të cilët nuk e kanë kursyer drejtorin në kritika për rezultatet dhe lojën e këtij sezoni. Një nga këta i shkruan se duhen bërë afrime në skuadër, ndërsa Olsi i përgjigjet se afrimet nuk mund të bëhen këtë moment por tashmë punohet me qetësi për sezonin e ardhshëm.

Kritika ekipit pas humbjes në Shkodër

“Është një humbje që dhemb, sepse bëmë shumë pis ujërat në klasifikim. Ne do të respektojmë garën, do të vazhdojmë të luajmë dhe do të kërkojmë respekt. Trajneri është marrë për punë afatgjatë dhe kur e morëm nuk i kërkuam titullin kampion. E morëm që të rindërtojmë bazën e asaj që u prish në fazën e parë. Po ndikon negativisht mungesa e një shpirti grupi dhe skuadre, që lojtarët nuk po e shprehin në fushë. Janë lojtarë që nuk janë mësuar të luajnë për këto objektiva dhe ndoshta prandaj nuk gjejnë dot veten e tyre. Trashi është shumë i rëndësishëm, por të rëndësishëm janë të gjithë ata që futen në fushë. Ne kemi rezerva dhe nuk do të bënte problem nëse mungonte Trashi, Alban Hoxha apo kushdo qoftë”, theksoi Rama. Më pas Rama komentoi objektivin titull. “Kam kohë që u them djemve dhe stafit që duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Nuk bëhet fjalë për vendin e parë, të dytë, të tretë e me radhë, por është thjesht që ne duhet të zbresim në fushë për të dhënë maksimumin. Pastaj marrim tre pikët apo barazojmë, kjo varet nga ajo që çfarë japim në fushë. Sot nuk e dhamë maksimumin dhe merituam të humbnim. Objektivin e ekipit do ta shohim kur të vij fundi i sezonit. Unë po mendoj shumë zhurma që nuk do bëhen lojërat kombëtare e ndërkombëtare të kalojmë njëherë këtë emergjencën që kemi tani se nuk është vetëm për ne dhe pastaj të shohim ku do jetë Partizani”, nënvizoi më tej Rama.

Projekti i së ardhmes

Nga foto e shpërndarë dje nga klubi i kuq, ku presidenti Gazmend Demi dhe drejtori i përgjithshëm Olsi Rama shfaqen së bashku, madje në një vend special, sikurse është kompleksi i ri i Partizanit, dëshmon se klubi nuk është tronditur nga rezultatet e fundit të skuadrës. Të gjithë e kanë kuptuar që Partizani nuk mund ta fitojë titullin, pasi është 15 pikë prapa Tiranës kryesuese, prandaj kompleksi është zgjedhur për të kaluar vëmendjen në një plan më të gjerë, sikurse është kompleksi, i cili pritet të presë ndeshjen e parë në fund të muajit të ardhshëm, ose në fillim të majit. Projekti i së ardhmes përfshin akomodimin në shtëpinë e re, si dhe blerje të fuqishme në merkaton e verës, që do ta fuzionin Partizanin për edicionin e ri, për ta rikthyer sërish atë si pretendent për titull edicionin e ardhshëm. Pikërisht këtë la të kuptuar dje edhe Demi dhe Rama që inspektuan së bashku ecurinë e punimeve në kompleksin e ri të Partizanit në Tufinë.