BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Dëmtohet Eden Hazard, trajneri Zidane i ulet në gjunjë “armikut” Bejl

Dëmtohet Eden Hazard, trajneri Zidane i ulet në gjunjë

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka bërë një hap prapa dhe i “lutet” sulmuesit Gareth Bejl për të qenë pjesë e formacionit “Los Blancos” për ndeshjet e para në kampionat. Shkak është dëmtimi i fantazistit belg Eden Hazard. Sipas medieve spanjolle, Hazard nuk do të udhëtojë me Realin për transfertën me Celta Vigon në javën e parë të La Ligas. Sulmuesi belg është dëmtuar në kofshën e majtë dhe do të qëndrojë në infermieri për një javë. 28-vjeçari, blerja më e rëndësishme e “Los Blancos” në këtë merkato vere, detyrohet të shtyjë debutimin në La Liga. Ai konsiderohej i vetmi përforcim i verës që e kishte vendin të sigurt në formacion. Kjo mungesa e madhe e detyron trajnerin francez të hedhë sytë nga ata lojtarë të cilët nuk i shihte ende gati për të qenë nga minuta e parë. Opsionet janë Bale, Hames, Vinicius, Joviç dhe Lukas Vaskez. Sipas të gjitha gjasave, Hazard do të kthehet në formë të plotë vetëm pas pauzës së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve.

Zidane i quan të rëndësishëm Bejl dhe Rodriguez

Edhe pse kërkon Nejmarin dhe Pogbanë, tekniku francez i Realit, Zinedin Zidan, theksoi për mediat se ndihet i lumtur për skuadrën që ka dhe se nuk ka nevojë për të tjera ndërhyrje. Ai u ndal edhe te Hames Rodrigez dhe Bejl, për të cilët pak kohë më parë shprehej se nuk i ka në plane. Dy futbollistët ishin pranë largimit por duket se do të qëndrojnë në Madrid dhe do të jenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës. Këtë, e ka konfirmuar vetë trajneri Zidan që duket se ka bërë prapaktheu. “Po përgatitemi mirë dhe nuk kam dyshime se do të bëjmë më të mirën. Duam të luajmë mirë dhe këtë do të provojmë të bëj. Jam i kënaqur nga skuadra që kam dhe nuk më intereson të flas më për merkaton. Hames është në formë të mirë dhe jam i lumtur që është me skuadrën. E numëroj si pjesë të ekipit ashtu si Bejlin që ishte duke lëvizur por fakti që qëndroi do të thotë se është i rëndësishëm. Pogba dhe Nejmar nuk janë të Realit dhe duhen respektuar, pasi unë jam i kënaqur me ekipin që kam”, u shpreh Zidani. Ndërkohë, tekniku francez ka konfirmuar se futbollisti ofensiv kolumbian Hames Rodriguez është në planet e tij dhe nuk e ka ndërmend ta lirojë. Hames ka dështuar të depërtojë në skuadrën e parë të Real Madridit gjatë periudhës së parë të Zidanit si kryetrajner dhe ai ishte huazuar te Bajerni i Mynihut për dy stinorët e fundit. Bajerni nuk e ka shfrytëzuar opsionin për të transferuar Rodriguezin. Hames Rodriguez ishte kërkuar nga Napoli këtë stinor, por Reali ka vendosur të mos e shes 28-vjeçarin. “Ai është në gjendje të mirë fizike dhe jam i lumtur që është në skuadër. Jam i lumtur me lojtarët e mi dhe përqendrimi është te ndeshja e parë e stinorit”, ka thënë Zidane në konferencën për media të premten, ndërsa ka refuzuar të thellohet në komente për transferimin eventual të Pol Pogbasë apo Nejmarit./ Adriatik BALLA