BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Dëmtohet edhe Gjimshiti, Kombëtarja nuk ka një titullar stabël në qendër të mbrojtjes

Dëmtohet edhe Gjimshiti, Kombëtarja nuk ka një titullar

Mërgim Mavraj po kalon një nga momentet më delikate të karrierës së tij. Kjo pasi zyrtarët e klubit kanë vendosur fillimisht ta çojnë të stërvitet me ekipin e të rinjve të Hamburgut, e më pas nuk e aktivizojnë as në ndeshjet e kontrollit, gjë që është parë si një masë disiplinore ndaj tij. duke qenë se nuk ka minutazh në këmbë, vështirë se Mavraj do të marrë ftesë nga trajneri Kristian Panuçi. Nëse e bën, sërish ai ka pak shanse të luajë, sepse nuk është në formë. Edhe ndaj Norvegjisë nuk ishte në formë. Por Mavraj nuk është i vetmi që ka probleme. Edhe mbrojtësit e tjerë të qendrës nuk po kalojnë një moment të mirë në këtë periudhë. Frederik Veseli kaloi një dëmtim dhe nuk është në formën maksimale, kurse Arlind Ajeti nuk gëzon formën e shkëlqyer që dispononte me Shqipërinë në Europianin e Francës. Edhe pse luan me Krotonen, Ajetit i duhet ende punë sipas Panuçit që të arrijë nivelin maksimal të performancës së tij. Si të mos mjaftonin këto probleme, Kombëtarja merr dhe një lajm tjetër jo të mirë, pasi mbrojtësi Berat Gjimshiti pëson një lëndim, në dukje aspak serioz, por që do ta lerë disa ditë jashtë grupit, mjaftueshëm sa për të humbur ritmin dhe për të mos qenë 100% me Kombëtaren në miqësoren e muajit maj, fillimisht ndaj Kosovës e më pas ndaj Ukrainës. Për trajnerin Kristian Panuçi ky është padyshim lajm i keq, pasi për një trajner më shumë se sa emrat ka rëndësi që lojtarët e ftuar të jenë në nivelin maksimal, të jenë aktivë me skuadrat e tyre, të kenë minutazhin e duhur në këmbë dhe të gëzojnë formë optimale. Pra, tre mbrojtësit kryesorë të qendrës janë në këtë moment jashtë formës së tyre dhe kjo për Kombëtaren është e rrezikshme. Në fakt, mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, u vlerësua si një nga më të mirët e ndeshjes ndaj Milanit, ku Benevento fitoi befasisht 0-1 në transfertë. Futbollisti kuqezi u vlerësua me notën 7 nga shtypi italian. Por ajo fitore e bujshme ka lënë pasoja dhe Gjimshiti ka pësuar një dëmtim. Ai është në dyshim për ndeshjen e radhës me Udinezen, ashtu si dhe disa lojtarë të tjerë të Beneventos, si Djuriçiç, Iemelo dhe Lombardi. Nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, por që gjithsesi e lë në dyshim aktivizimin e futbollistit kuqezi, i cili ka qenë titullar në javët e fundit. Benevento ka rënë nga kategoria, por do të përpiqet ta mbyllë sa më mirë këtë aventurë të saj në Serinë A.

Ajdareviç pret ftesën e Panuçit për miqësoret e maj-qershorit

Sulmuesi Asitrit Ajdareviç fitoi një titull kampion për herë të parë në karrierën e tij. dhe suksesi erdhi nga Athina, në kampionatin grek, ku skuadrea e tij e Aekut riktheu titullin pas 24 vjetësh. Për këtë sukses shqiptari pati ndihmesën e tij në fushë. “Sot kam ndjerë një kënaqësi shumë të madhe. Këtu ka qenë një emocion shumë i lartë, pas 24 viteve që mungonte titulli kampion, por edhe një rivaliteti shumë të madh me Olimpiakosin, Panathinaikosin dhe Paokun. Është një kënaqësi e madhe edhe për faktin se është titulli im i parë në karrierën futbollistike”, tha Ajdareviç për “Supersport”. 28-vjeçari nuk ka qenë gjithnjë titullar, kjo edhe për shkak dëmtimesh. Ai shpreson që sezonin e ardhshëm të ketë më shumë hapësirë dhe minuta në dispozicion. “Këtë sezon ka pasur shumë rotacion dhe nuk kam luajtur në shumë ndeshje. Më tepër më është besuar Europa League dhe Kupa. Por mendoj që vitin e ardhshëm të mos penalizohem nga dëmtimet dhe të kem më shumë hapësira”, shtoi ai. Përsa i përket përfshirjes në miqësoret e ardhshme të kombëtares, mesfushori deklaroi se ai është gjithnjë gati për ngjyrat kuqezi dhe se do t’i përgjigjet çdo ftese të Panuçit. “Unë jam plotësisht gati. Nëse më thërret Panuçi, jam gati të vij”, përfundoi Ajdareviç./ Adriatik BALLA