Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të rëndësishme, lëviz 20 drejtues, u kërkon të fokusohen në fushatë (Zbardhen EMRAT dhe pozicionet e tyre)

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të
x

Sport

Dëmtohet sërish Dembele, Barça fton me urgjencë të rinjtë, një shans edhe për Manajn

Dëmtohet sërish Dembele, Barça fton me urgjencë të

Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë, Rei Manaj, do të ketë një shans më shumë për të luajtur me Barcelonën qoftë dhe pak minuta, e madje në UEFA Champions League, pasi është ftuar me urgjencë nga klubi blaugrana për të qenë gati për duelet e radhës. Kjo e ka një shkak, sepse Barcelonës i dëmtohet sërish sulmuesi Osman Dembele. Lojtari vinte nga një dëmtim jo i lehtë, por së fundmi ka pësuar një dëmtim të kofshës së djathtë dhe pavarësisht se nuk ka dalë ende raporti i stafit mjekësor se sa do të mungojë, duket se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, që do të sjellë mungesën e Dembelesë për shumë kohë dhe në këtë formë të rinjtë, përfshi dhe Manajn, do të kenë një shans të luajnë me ekipin e parë. Vetë klubi katalanas bëri të ditur, përmes një deklarate, të mërkurën se fituesi i Kupës së Botës e ka pësuar një lëndim të ri dhe data se kur pritet kthimi i tij në skuadër do të bëhet e ditur gjatë orëve në vijim.

“Testet e performuara këtë mëngjes kanë treguar se Dembele e ka shqyer tendonin proksimal të bicepsit të femurit të kofshës së djathtë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi blaugrana. Gjatë orëve në vijim do të caktohet se çfarë trajtimi do të marrë futbollisti gjatë rikuperimit të tij”, shkruan klubi pas dëmtimit të sulmuesit të saj. Dembele kishte qenë afër shërimit nga një problem tjetër që e kishte lënë atë jashtë skuadrës për shumicën e sezonit 2019/20, përderisa ai sapo ishte kthyer në stërvitje me ekipin e parë të Barcelonës. Ai ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje këtë sezon. Sezoni për të nisi me 90 minuta të plotë në ndeshjen kundër San Mames në xhiron e parë, pastaj luajti 45 minuta kundër Vilarealit në muaj më vonë, u ndëshkua me të kuq kundër Seviljes, luajti 45 minuta kundër Celta Vigos dhe 90 të plota kundër Leganesh. Në Ligën e Kampionëve, 136 minutat e tij lojë janë të shpërndara nëpër katër ndeshje, e fundit kundër Borusia Dortmundit më 27 nëntor.

Tani Setien do të duhej të vazhdojë me Ansu Fatin, Antuan Griezmanin dhe Lionel Mesin në sulm dhe vetëm të rien Aleks Kollado si rezervë, pasi Karles Perez iu bashkua Romës. Katër lojtarë do të duhet t’i mbulojë tri pozitat e sulmit derisa të kthehen nga lëndimet Dembele dhe Luis Suarez, ndërsa Setien do të jetë duke u lutur që askush tjetër të mos i lëndohet më. Pra Manaj do të ketë një shans, madje ai është bërë pjesë e listës pasi trajneri Kuike Setien e ka përfshirë në listën e 25 futbollistëve që duhet të federohen për në duelet e Champions League tani e në vazhdim. Ndoshta kjo nuk është domosdoshmëri që ai të jetë në fushë, por të paktë n Barcelona e ka përfshirë në listë emrin e tij, që do të thotë se në rast nevoje Setien mund ta përdorë atë direkt në fushë, për më tepër që një sulmues si Osman Dembele mund të mungojë më gjatë nga sa thonë burimet e klubit.