BREAKING NEWS

Kryeministri Rama e ironizoi në emision me fallxhoren, reagon menjëherë Presidenca: Do takohesh shumë shpejt me...

Kryeministri Rama e ironizoi në emision me fallxhoren, reagon
x

Sport

Dëmtohet sulmuesi belg, Zidane në vështirësi për ndeshjen e radhës

Dëmtohet sulmuesi belg, Zidane në vështirësi për

Eden Hazard nuk do të udhëtojë me Realin për transfertën me Celta Vigon në javën e parë të La Ligas. Sulmuesi belg është dëmtuar në kofshën e majtë dhe do të qëndrojë në infermieri për një javë.

28-vjeçari, blerja më e rëndësishme e “Los Blancos” në këtë merkato vere, detyrohet të shtyjë debutimin në La Liga. Ai konsiderohej i vetmi përforcim i verës që e kishte vendin të sigurt në formacion.

Kjo mungesa e madhe e detyron trajnerin francez të hedhë sytë nga ata lojtarë të cilët nuk i shihte ende gati për të qenë nga minuta e parë. Opsionet janë Bale, James, Vinícius, Jovic dhe Lucas Vázquez.

Sipas të gjitha gjasave, Hazard do të kthehet në formë të plotë vetëm pas pauzës së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve.