BREAKING NEWS

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP për analizat e COVID-19, privati nuk mund të kryejë teste

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP
x

Sport

Dëmtuan “Air Albania”, Disiplina me “kamxhik” ndaj tifozëve të Tiranës, penalitete para derbit me Partizanin

Dëmtuan “Air Albania”, Disiplina me “kamxhik” ndaj

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, mori dje në shqyrtim fenomenet negative të ndodhura fundjavën e kaluar në të gjitha kategoritë e futbollit në vend. Padyshim që fokusin e pati ndeshja Kukësi-Tirana, ku tifozët bardheblu shkaktuan dëme të konsiderueshme në impiant, dëshmuar me thyerjen e shumë stolave dhe ky është një fenomen i përsëritur. Dëmtimet janë shkaktuar në stadiumin “Air Albania”, gjë që përbën një fenomen shqetësues, pasi stadiumi në fjalë jo vetëm është i ri, por i përket ekipit kombëtar. Për këtë arsye, Komisioni i Disiplinës nuk është mjaftuar me kërkesën ndaj Tiranës të dëmshpërblejë stolat e thyer, por njëherësh e ka gjobitur klubin bardheblu me një shumë të rëndë prej 5 mln lekësh të vjetra. Dhe e gjitha kjo me “sjelljen e gabuar të tifozëve”. Dhe është fakt, Tirana është skuadra më e dëmtuar nga vendimet e Disiplinës, pasi përveçse duhet të paguajë një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja, duhet të bëjë kujdes për sfidat e ardhshme, sidomos në derbin me Partizanin, pasi tashmë është e paralajmëruar për sanksione të rënda. E njëjta gjë vlen edhe për Kukësin (zhdëmtimi i dëmeve në sektorin përkatës), por klubi kuksian mund të ngushëllohet me gjobën më të ulët, vetëm 1 mln lekë të vjetër.

Policia arreston disa të rinj

Dëmtimet në “Air Albania” kanë sjellë edhe gjurmimin e huliganëve nga policia dhe kanë ndodhur arrestimet e para. Kështu, 19-vjeçari me inicialet F.Z., banues në Tiranë, është arrestuar nga policia pasi akuzohet se gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi ka thyer stolat dhe ka hedhur sende të forta në fushën e blertë. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Dje Gjykata e Tiranës caktoi masat e sigurisë për tre të arrestuarit e tjerë. Në burg është lënë Ledio Guni, i cili dëmtoi stolat gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana. Ndërkohë që për Guri Marajn dhe Kujtim Brakën, dy tifozët e tjerë që hodhën çakmakët në fushë në ndeshjen Bylisi-Partizani, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Për ndeshjen e bardhebluve kundër Kukësit, ku u shkatërruan 164 stola, janë shpallur në kërkim edhe 9 persona të tjerë, ndërsa gjashtë janë proceduar penalisht.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1.“KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ofenduar zyrtarin e ndeshjes dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. 2.KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë. KF Tirana urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve. 3.FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. FK Kukësi, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve. 4.FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë. 5.FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë. 6.Lojtari i KF Ada, Valter Perndrecaj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. 7.Zyrtari i SHS Albpetrol, Mariol Miho, për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. 8.Zyrtari i SHS Albpetrol, Hiqmet Cela për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij”, ishin disa prej vendimeve të djeshme të dhënë nga Disiplinori i FSHF-së.