BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Sport

Derbi Dinamo-Tirana, “nëndetësja” e sheh rrugën europiane nga Kupa

Derbi Dinamo-Tirana, “nëndetësja” e sheh rrugën

Dinamo është rikthyer në elitë pas 9 vjet në kategoritë inferiore, por një kthim i bujshëm e premtues, pasi skuadra ka shfaqur ambicie për trofe dhe për të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s sezonin e ardhshëm. Natyrisht që Dinamo do të hasë në vështirësi, jo vetëm pse në elitë ka konkurrencë e rivalë shumë të fortë që kanë grupe cilësore, por edhe vetë grupi i Dinamos ka nevojë për kohë të konsolidohet e harmonizohet si duhet për objektivat e mëdha. Gjithsesi, stafi teknik e drejtues po bëjnë përpjekje maksimale për ta mbajtur Dinamon në parametrat e kërkuar dhe brenda objektivave të saj sezonale. Dinamo do trofe, por edhe Europën e që ta sigurojë këtë i duhet që të mposhtë rivalët e saj. Ka dy rrogë, ose të zërë vend nderi në kampionat, pra një nga tri vendet e para, ose të fitojë Kupën e Shqipërisë. Natyrisht që dinamovitët duket se i kanë kushtuar rëndësi të madhe Kupës, ku fitorja në duelin e parë të turit të dytë me Tiranën (2-0), tregon qartë ambicien e “nëndetëses” për t’i shkuar deri në fund këtij aktiviteti. Thënë ndryshe, Dinamo po e vlerëson kupën maksimalisht sepse Kupa siguron dy objektiva njëherësh. Së pari ajo siguron një trofe të rëndësishëm sezonal, dhe së dyti siguron automatikisht pjesëmarrjen në Conference League. Pjesëmarrja në Europë është më e rëndësishme nga gjithçka tjetër, prandaj dhe klubi blu i ka objektivat e qarta në këtë drejtim dhe ky objektiv nga Kupa duket më i lehtë (relativisht më e lehtë) se sa nga kampionati.

Derbi me Tiranën

Këtë mesjavë Dinamo e Tirana do të përplasen sërish, në derbin e tretë sezonal e të dytin në kupë. Pak ditë më parë Tirana fitoi ndaj Dinamos në kampionat dhe ajo fitore e diferencoi nga ndjekësit, sepse e pozicionoi lart në tabelë, në kreun e renditjes, por në të njëjtën kohë e la në vend Dinamon, të cilës i duhet të bëjë llogaritë mirë për objektivat e saj në kampionat. Ndeshjen e parë të turit të dytë Dinamo e ka fituar pastër 2-0 dhe i duhet të administrojë epërsinë e duelit të parë me bardheblutë që të sigurojë kalimin e turit. Nuk do të jetë e lehtë, pasi Tirana po kalon një moment mjaft të mirë, megjithatë, Dinamo e ka objektiv madhor kupën dhe këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri Bledi Shkëmbi, i cili thotë se dalja në Europë dhe trofeu nga Kupa janë mundësi e madhe për Dinamon. Në këto rrethana, derbi me Tiranën pritet të marrë vlerësim maksimal të “nëndetëses dinamovite”.

Ndeshja derbi luhet të enjten

Ndërkohë që skuadrat ishin përgatitur që këtë duel derbi në kupë ta luanin të mërkurën, palët njoftohen se ndeshja në falë është shtyrë për ditën e enjte. Njoftimin e dha vetë klubi i Tiranës në një komunikatë për mediat të publikuar në faqen zyrtare në rrjetet sociale. “Kupa e Shqipërisë- Ndeshja e radhës: Luhet të Enjten, datë 18/11/2021, ora 19:45 në stadiumin “Air Albania” ndeshja KF Tirana-FK Dinamo e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Biletat e takimit mund ti gjeni pranë biletarisë në stadiumin “Selman Stërmasi”, shkruan klubi bardheblu.