BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Sport

Derbi i dha Tiranës një marsh më shumë, Partizani në krizë ka nevojë urgjente për sulmues

Derbi i dha Tiranës një marsh më shumë, Partizani në

Partizani e humbi derbin e së hënës në “Air Albania me Tiranën dhe tani ndodhet në një krizë e cila mund të ketë efekte afatgjata. Tirana e fitoi derbin dhe me trepikëshin nga stadiumi i ri kombëtar jo vetëm mban kryesimin, por e shton një mars në rrugëtimin e saj drejt titullit. Të kuqtë shfaqën probleme, edhe pse luajtën me shpirt dhe dhanë maksimumin. Problemi i Partizanit nuk është cilësia e grupit (edhe ajo sigurisht), as harmonia e brendshme apo elementë të tjerë të organizimit, as stafi teknik (Partizani ka trajnerin Daja që është strateg në Superiore). Përkundrazi, është një element i thjeshtë që ka bërë diferencën në aspektin negativ për të kuqtë në këto 6 javë të para. Partizani ka sulmin më të dobët të Superiores. Ky është fakt dhe dëshmohet nga të dhënat statistikore të tabelës. Në 6 takime ka shënuar vetëm 4 gola, ekipi më pak i efektshëm në Superligë, ndërkohë që ka pësuar vetëm 6 gola, praktikisht është mbrojtja më e mirë e kampionatit. Me pak fjalë, koha tregon se titullin nuk e fiton mbrojtja më e mirë, por sulmi më i mirë dhe sulmin më të mirë e ka Tirana aktualisht dhe nuk është rastësi që bardheblutë janë të vetëm në kryesim me 14 pikë, 3 pikë më shumë se rivalët e tjerë. Thënë me terma të tjerë, Partizani ka nevojë urgjente të blejë një sulmues race, i aftë të bëjë diferencën. Sepse sulmi aktual i Partizanit është katastrofë.

Strategjitë e lojës dhe pozitat e pafavorshme të “demave”

Situata për “demat” nuk është ajo që fansat dëshirojnë. Goli i Vesel Limajt, me penallti erdhi në një moment të përshtatshëm dhe ishte një dush i ftohtë për Partizanin, sepse pas rrjetës skuadrat u drejtuan pushimit mes pjesëve. Më shumë kohë për Shehin për të ndryshuar taktikën dhe të forconte idetë në mbrojtje, ndërsa Partizani duhej të rimerrte përsëri vetën pas pauzës mes pjesëve. Aspak e lehtë, sepse morali i Tiranës ishte dyfishuar, ashtu si përqendrimi në mbrojtje, ndërsa “demat” ishin inekzistent në vijën e sulmit. Përpara takimit, të gjithë protagonistët e derbit kishin pranuar se renditja nuk ishte faktor i rëndësishëm, por klasifikimi nuk gënjen kurrë, sepse Partizani kishte dhe ka sulmin më të dobët ashtu si Skënderbeu. Një fakt ky, sepse edhe në fraksionin e dytë “demat” ishin të pasaktë në portën e Bekajt duke mos gjetur rrjetën. Tirana nisi të mendonte më shumë për “lavdinë” me kalimin e minutave, duke mos gabuar dhe mos tentuar ndonjë aventurë për golin e dytë dhe në fund rezultoi e goditur sepse kryeqyteti tashmë është bardheblu, pas 32 muajsh pritje. Në një sfidë ku diferencat ishin shumë minimale, por tani renditja thotë të kundërtën sepse pas gjashtë javëve diferenca midis të dyja skuadrave është +10 në favor të Tiranës duke i dhënë një goditje “demave” në përpjekje për t’u futur në ritmin e rivalëve direkt. Askush nuk mund të parashikojë të ardhmen, por tani Tirana ka hedhur kandidaturën për titullin kampion, ndërsa në krahun tjetër, menjëherë pas derbit Partizani ka nisur të mendojë fillimisht se si mund të dalë nga kriza për t’u rikthyer të fitorja e munguar në kampionat e më pas për të menduar që në derbin e ardhshëm të diskutohet për një duel direkt për titullin kampion.