BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x
BREAKING NEWS

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të
x
BREAKING NEWS

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas
x
BREAKING NEWS

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime bashkë (Emri)

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime
x
BREAKING NEWS

Ç’tregon ‘Plumbi i Artë’? Artan Hoxha zbërthen emrin e koduar të operacionit që shkatërroi tetë grupe kriminale

Ç’tregon ‘Plumbi i Artë’? Artan Hoxha
x

Sport

Derbi i Kupës së Shqipërisë nuk prodhon fitues, Dinamo e Partizani e lënë të hapur kualifikimin

Derbi i Kupës së Shqipërisë nuk prodhon fitues, Dinamo e

Dje u zhvilluan ndeshjet e para çerekfinale për dy çiftet e radhës, ku padyshim vëmendjen e mori dueli derbi midis Dinamos dhe Partizanit, takim që u mbyll në barazim 1-1, pa u dhënë mundësinë skuadrave të bënin një hap drejt kualifikimit e duke e lënë kështu të hapur mundësinë e kalimit të raundit, pavarësisht gjendjes së skuadrave, cilësisë së grupeve dhe objektivat e tyre sezonale. Sa i takon ndeshjes duhet thënë se ajo pati një nivel të kënaqshëm, por temperaturat e ulëta kushtëzuan një numër të paktë tifozësh dhe kur mungojnë tifozët nuk del emocioni i duhur dhe nuk rritet adrenalina e lojtarëve. Në fakt, duhet pranuar, ky duel prodhoi mjaft emocione, teksa të dyja skuadrat kërkuan me ngulm fitoren, por gjithçka duket se mbeti e hapur për në sfidën e kthimit. Tedi Cara zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t, duke përfituar nga një pasiguri e portierit Simoni, ndërkohë që në minutën e 43-të, Ibraimi vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë. Në fragmentin e dytë të lojës, Partizani i Mehmetit i shkoi shumë pranë golit të dytë me Malën dhe Koten, por pa sukses. Vlen të theksohet se në sfidën e kthimit, që do të luhet pas 2 javësh, nuk do të ketë vlerë goli në fushën kundërshtare, për shkak të rregullores që është ndryshuar së fundmi në të gjitha kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s. Thënë ndryshe, me çfarëdolloj barazimi në 90 minuta, ekipet do të shkojnë në shtesë e më pas drejt penalltive.

Shkëmbi justifikon lodhjen e të tijve

Trajneri Bledi Shkëmbi nuk e mohoi që skuadra e tij u ndje e lodhur në këtë takim, për shkak të kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve dhe që disa lojtarë nuk janë ende në formën maksimale. “Në pak ditë është ndeshja e tretë që luajmë. Kjo u pa dhe në fushë, gjendja fizike e jona ra, u ndje lodhja. Nuk u duk ndeshje e kotë. Edhe ne edhe Partizani nuk e çonim ndërmend që sot të kualifikoheshim. Llogaritë ishin bërë për 2 ndeshje. E quaj provë pozitive, duke pasur parasysh problemet që kemi dhe lojtarët e sëmurë dhe të dëmtuar. Skuadra është rritur shumë në karakter dhe cilësi. Do të jetë skuadër ndryshe kur Rexhinaldo, Lilaj dhe Denison do të jenë në 100%. Më e mira në kupë do të ishte të kishim tek ndeshje, ndoshta do të kishim edhe tifozë më shumë”, tha Shkëmbi.

Teutën e nderon Hebaj ndaj Skënderbeut, një gol me peshë për fatet e kualifikimit

Skënderbeu ka një grup të mirë lojtarësh, por kjo nuk mjafton për të arritur objektivat, pasi rivaliteti kërkon lojtarë cilësorë e me përvojë. Nga ana tjetër, edhe kushtet atmosferike me mot të ftohtë e me borë në fushë, tipike për Korçën, këtë herë nuk i sollën fat “ujqërve të dëborës”, sepse Skënderbeu u mund nga Teuta me rezultat minimal 0-1, thënë ndryshe, Teuta fiton duelin e parë çerekfinal midis tyre. Kjo sfidë u luajt mes dëborës që kishte pushtuar fushën në stadiumin e Skënderbeut të Korçës. Tani djemtë e Memellit tani duhet të bëjnë të pamundur të mposhtin Teutën në ndeshjen e kthimit në “Niko Dovana”. Nga ana tjetër, debutimi me fitore nga ana e Renato Arapit, i jep më forcë kampionëve të Shqipërisë të vazhdojnë në rrugën e fitoreve. Golin të vetëm të sfidës e shënoi Rubin Hebaj, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së korçarëve.