BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA i jep shuplakë të fortë Metës, 2 marsin e cilëson tubim politik dhe u kërkon amerikanëve të qëndrojnë larg, alarmohet presidenti

Ambasada e SHBA i jep shuplakë të fortë Metës, 2 marsin e
x

Sport

Derbi i “Madoninës”, Interi drejt një rekordi të ri, priten 75 mijë spektatorë kundër Milanit në “San Siro”

Derbi i “Madoninës”, Interi drejt një rekordi të ri,

Kryendeshja e kësaj jave në Serinë A është Inter-Milan, ose “derbi i Madoninës”. Një duel special për dy skuadra speciale, teksa janë fiksuar rekordet e radhës për audiencën, spektatorët dhe përfitimet nga biletat. Ndryshe nga faza e parë do të jetë një “San Siro” e mbushur plot e për plot kjo edhe për faktin se Interi është skuadra që në këto vitet e fundit në Itali dominon përsa i përket numrit më të madh të fansave në stadium dhe madje nuk ka rivalë. Përveç abonimeve nëse shiten edhe 300 biletat e fundit do të jenë diçka më shumë se 75 mijë shikues të dielën në mbrëmje në “San Siro”, një shifër pak më e ulët se ajo e tetorit të kaluar ndaj Juventusit kjo për vetë faktin se kapaciteti maksimal i “San Siros” është ulur në këtë sezon teksa janë mbyllur disa nga sektorët e katit të 3-të për çështje sigurie për shkak të dridhjeve që janë ndierë në stadium gjatë muajve të fundit. Por nëse Milani arkëtoi diçka më pak se 5 milionë euro nga 70 mijë e 440 spektatorët që ishin në “San Siro” 21 shtatorin e kaluar, Interi do të arkëtojë rreth 6,6 milionë euro nga shitja e më shumë se 75 mijë biletave, nuk do t’i afrohet rekordit të arkëtimeve prej 7,8 milionë eurosh ndaj Barcelonës në Champions, por do të jetë shumë afër 6 milion e 621 mijë eurove që u arkëtuan nga sfida e 6 tetorit ndaj Juves. Ndërkohë, trajneri Antonio Konte vijon të jetë në ankth në lidhje me prezencën apo jo në fushë të kapitenit Samir Handanoviç, që vuan nga një dëmtim në gisht dhe që gjatë gjithë javës ka bërë prova me një mbrojtëse speciale. Sa i përket pjesës tjetër të formacionit, dyshimet e Antonio Kontes janë për njërin mes Godin dhe D’Ambrosios në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa në mesfushë pritet të konfirmohet titullar Kristian Eriksen, ashtu si në sulm do të luajë Sançez në krah të Lukakut. Në kampin tjetër, atë të Milanit, vijon të stërvitet i veçuar Zlatan Ibrahimoviç, që mungoi fundjavën e kaluar në sfidën me Veronën, por pavarësisht të gjithave, gjiganti suedez pritet të luajë titullar në derbi, pasi ka kaluar thuajse gjendjen gripale. Ndërkohë, në lidhje me një prej lojtarëve më të mirë të Interit e ndër kryesorët këtë sezon në Serinë A, Lautaro Martinez, një klub që interesohej për kartonin e tij tërhiqet për shkak të vlerës së madhe financiare të futbollistit. Kështu, nga mediat italiane mësohet se “Djajtë e Kuq” nuk janë të gatshëm të shpenzojnë aq shumë para për sulmuesin argjentinas, të cilin e duan edhe Barcelona dhe Mançester Siti. Interi e ka vendosur çmimin për Lautaro Martinezin. Futbollisti argjentinas kushton 110 milionë euro, në bazë të klauzolës së shkëputjes së kontratës. Mançester Junajtid ishte njëri prej klubeve të interesuar për sulmuesin e rrezikshëm, por “Djajtë e Kuq” duket se janë tërhequr. “Anglezët e quajnë të shtrenjtë 22-vjeçarin”, shkruan “The Times”. Ndërkohë, interesim për përfaqësuesin argjentinas ka shfaqur edhe Barcelona, e cila e sheh atë si pasardhës ideal të Luis Suarezit. Por, në garë për lojtarin duket të jetë edhe Mançester Siti.