BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Derbi i “Madoninës”, Milani bën arkëtim rekord nga biletat, Interi shihet favorit

Derbi i “Madoninës”, Milani bën arkëtim rekord nga

Stadiumi “San Siro” është gati për derbin e 171-të të “Madoninës”. Pritet që në stadiumin mitik të Milanos të akomodohen më shumë se 70 mijë tifozë. Sipas “Gazzetta dello Sport”, 7500 do të jenë tifozë zikaltër, ndërsa pjesa dërrmuese, pra rreth 65 mijë, mbështetës të “Djallit”. Duke nisur nga ora 10:00 e kësaj të shtune, do të hapen edhe pikat e shitjes pranë stadiumit për biletat e fundit që kanë mbetur pa u prenotuar. Është e pamundur, për arsye teknike, që “San Siro” të mbushet në kapacitet të plotë. Do të mbeten bosh, për arsye sigurie, 2400 ndenjëse. Janë ato vende të unazës së tretë, që Komiteti i Sigurisë i ka konsideruar të papërdorshme. Për rrjedhojë, shuma rekord e arkëtuar, që është thuajse 6 milionë euro, do të mbetet e paarritshme. Milan-Inter nuk është vetëm një ndeshje e nxehtë futbolli. Është edhe një sfidë brenda sfidës. Dhe nis te sektorët e ultrasve, me fantazinë e tifozëve. Janë disa nga koreografitë më të bukura që kanë shtuar spektaklin në “San Siro” në përplasjet e shkuara derbi. Edhe këtë herë koreografitë nuk do të mungojnë dhe derbi i Madoninës e ka këtë epërsi. Sa i takon trajnerit Xhiampaolo, ai shpreson të fitojë derbin e parë në Milano, megjithëse do të jetë e vështirë. “Do të shohim nesër, por njëri prej bashkëpunëtorëve të mi erdhi për të parë derbin e sezonit të kaluar dhe kishte mbetur i magjepsur për shtysën që jepte tifozeria. Derbi më i rëndësishmi? Është shumë e rëndësishme, por jo më e rëndësishmja. Derbi shërben për të përmirësuar atmosferën edhe jashtë ekipit, për krenari, për mënyrën sesi përjetohet, etj., por unë jam ambicioz dhe dëshiroj të luaj ndeshje shumë më të rëndësishme te Milani”, theksoi ai. Më pas foli për duelin e fiuar me vështirësi ndaj Veronës. “Ne duam të luajmë mirë, të argëtohemi dhe të fitojmë. Natyrisht që jemi në hapat e parë të rrugës tonë dhe kur ia dalim të marrim 3 pikët, punojmë me qetësi. Kjo na ndihmon të rritemi më shpejt, ndaj mendoj se ishte shumë e rëndësishme që të dilnim me 3 pikë nga “Bentegodi”, vijoi tekniku. Më pas Xhiampaolo foli për nervozitetin në skuadër. “ Në në fakt preferoj të punoj me futbollistë të përqendruar, me dëshirë dhe entuziazëm. Nuk ka nevojë të shpërndajmë energjitë për gjëra pa rëndësi. Duhet të argëtohemi në fushë, por me përgjegjësi për veprimet tona”, theksoi më tej ai. Në fund trajneri i Milanit foli për kundërshtarin, pra Interin, që vjen si favorit në këtë duel. “Nuk e di nëse është favorit, po mund të them se unë besoj që Milani ia ka të gjitha mundësitë për ta përballuar këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Duhet të bëjmë kujdes me detajet dhe të luajmë të përqendruar, pasi nuk ka favoritë në një derbi. E kam parë Interin në Champions dhe vura re që kundërshtari i krijoi shumë telashe në fushë, duke mos e lënë të shprehet. Ne mund të bëjmë të njëjtën gjë, nëse interpretojmë si duhet idetë tona”, përfundoi Xhiampaolo. 

Adriatik BALLA