BREAKING NEWS

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
x

Sport

Derbi ‘i nxehtë’ i kryeqytetit/ Zbulohet ora dhe stadiumi se ku do të luhet Tirana-Partizani

Derbi ‘i nxehtë’ i kryeqytetit/ Zbulohet ora dhe stadiumi se ku

Java e 33 ka ardhur shumë shpejt për këto dy skuadra, bëhet fjalë për Tirana-Partizanin, ku do të luhet ditën e premte dhe ‘të kuqtë’ janë organizatorët e kësaj sfide shumë të fortë.

Federata ka publikuar ndërkohë axhendën, në të cilën thuhet se ndeshja do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, po pa praninë e tifozëve.

Kujtojmë se më 12 majin e vitit të kaluar, një sezon më parë, Partizani rimori titullin kampion pas 26 vitesh nën drejtimin e Skënder Gegës.

Por me humbjen e djeshme ndaj Kukësit, bardheblutë kanë humbur mundësinë që të “hakmerren” ndaj të kuqve dhe të shpallen kampionë në derbi matematikisht.

Por pavarësisht nga rezultati, mund të themi që në përfundim të takimit nuk do të kemi festë titulli për tifozët.