BREAKING NEWS

“Hero në Itali”, nga kamarier në vullnetar, kush është i riu shqiptar që ndihmon personat me koronavirus, zyrtari i lartë i bën premtimin e madh: Ti je njëri prej nesh

“Hero në Itali”, nga kamarier në vullnetar, kush
x

Sport

Derbi i Shqipërisë, Egbo ul euforinë e Tiranës, Jonuz i bindur në fitoren e Vllaznisë

Derbi i Shqipërisë, Egbo ul euforinë e Tiranës, Jonuz i

Vllaznia e Tirana do të përballen midis tyre sot në kuadër të xhiros së 21-të të Kategorisë Superiore, në atë që njihet prej kohësh tashmë, “Derbi i Shqipërisë”. Do të jetë një duel special, jo vetëm sepse përballen dy prej klubeve më të vjetra e ndër më cilësoret e futbollit shqiptar, por edhe se pozitat aktuale në renditje u japin shans të bëjnë diferencë e të pretendojnë pse jo të marrin maksimumin për të realizuar objektivat e tyre sezonale. Në kuadër të kësaj përballjeje kanë folur trajnerët respektivë, konkretisht, Emanuel Egbo i Tiranës, si dhe Mirsad Jonuz i Vllaznisë, të cilët kanë shpalosur objektiva të njëjtë, pasi duan fitoren, por dukshëm Egbo është treguar i matur, duke tentuar të ulë euforinë e të tijve e ta menaxhojë si duhet ndeshjen, kurse Jonuz ka kërkuar hapur nga lojtarët e tij që ta fitojnë këtë duel në “Loro Boriçi”, aty ku Vllaznia ka shfaqur jo pak probleme këtë edicion.

Egbo: Tirana s’është favorite

Vetë trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, tha se bardheblutë këtë herë nuk udhëtonin drejt Shkodrës si favoritë. “Nuk shkojmë si favorit, është një ndeshje e radhës. Ju e dini edhe vetë se ndeshjet mes Vllaznisë dhe Tiranës janë si një derbi tjetër në Shqipëri. Kështu që nuk ka asnjë favorit. Vllaznia luan në shtëpi, ne po shkojmë atje dhe nuk do të luajmë në Tiranë. E shoh si ndeshje të radhës dhe le të japim maksimumin në fushën e lojës”, thotë trajneri i bardhebluve. Më pas ai analizon pritshmëritë nga ndeshja, por pa u marrë me problemet e kundërshtarit apo skenmat e tyre. “Unë gjithmonë do merrem me ekipin tim. Të shkojmë atje, të japim maksimumin dhe të marrim maksimumin e mundshëm. Nuk dua të kthehem prapa dhe të shoh çfarë ka ndodhur në fazën e parë. Jemi në fazën e tretë dhe shohim si është ekipi sot. Shkojmë atje për të dhënë 100 për qindëshin tonë dhe shpresojmë që me ndihmën e Zotit do ia dalim”, nënvizoi më tej Egbo. Më pas ai tha se nuk duhen parë fitoret radhazi të grupit, pasi çdo ndeshje ka specifikën e vet. Në këtë mënyrë ai tenton të ulë euforinë e bardhebluve. “Fitoret radhazi, shtysë? Gjithmonë kemi folur me ekipin për vazhdimësinë. Duke fituar vazhdon një ecuri, nuk e ul ritmin. Është një gjë e mirë për ekipin. Kur fiton shumicën e ndeshjeve, fiton vetëbesim, merr një identitet dhe fut mentalitetin e fituesit. Kështu futesh në çdo ndeshje për të marrë maksimumin e mundshëm”, përfundoi Egbo.

Jonuz: Luajmë për fitore, Tirana nuk na tremb

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, tha dje në një konferencë për gazetarët se skuadra e tij do të luante në këtë ndeshje për fitore dhe ky ishte objektivi madhor, madje për të ndezur atmosferën ndër tifozët ai kujtoi se Vllaznia nuk i trembet Tiranës, pavarësisht ecurisë fantastike të bardhebluve gjatë ndeshjeve të fundit. “Lojtarët janë gati psikologjikisht për këtë ndeshje, e cila është shumë e rëndësishme. Nesër do të jetë e njëjta ndeshje si me Bylisin. Nëse nesër do të fitojmë kundër Tiranës nuk do të ketë probleme, një trepikësh vlen si 6 pikë nesër. Do të bëjmë maksimumin. Është një skuadër me lojtarë me eksperiencë. Ata kanë 7 fitore radhazi, por nesër lojtarët e mi do t’i thonë “stop”. Tirana nuk më frikëson, kam skuadër kompakte dhe lojtarë të mirë. Ishte një start i mirë për ne. Kemi pasur ndeshje të vështira me Bylisin dhe Laçin. Shpresoj se do të kemi dhe një arbitër të mirë nesër. Besoj se nesër lojtarët do të jenë të përqendruar në maksimum, nuk do të jenë nervozë. Dua që nesër të kemi sa më shumë fansa. Kam një mesazh për tifozët: Mbështeteni Vllazninë, por mos hidhni shishe në fushë, sepse nuk është gjë e mirë për klubin, skuadrën dhe lojtarët. E rëndësishme është se kam besim tek të gjithë. Fizikisht dhe psikologjikisht janë mirë dhe nesër (sot) do të fitojmë”, nënvizoi Jonuz.