BREAKING NEWS

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
x

Sport

Derbi luhet të premten në “Air Albania”, Partizani ka në dorë titullin e Tiranës

Derbi luhet të premten në “Air Albania”, Partizani ka

Partizani-Tirana do të jetë ndeshja më e rëndësishme e kësaj faze të kampionatit dhe ndoshta dueli më vendimtar për fatet e titullit kampion, sidomos për bardheblutë që tani rrezikojnë pas disfatës që pësuan ndaj Kukësit. Pra titulli i Tiranës kalon nga duart e Partizanit dhe kjo do të vendoset në stadiumin e ri “Air Albania” mbrëmjen e së premtes, në orën 20:45. Kështu, java e 32-të e kampionatit e cila rihapi garën për titull falë suksesit të Kukësit në kryeqytet ndaj Tiranës, do t’i lerë vendin shumë shpejt vendin javës së 33-të që kulmon me derbin Partizani-Tirana. Ky raund do të luhet në dy ditë të premten dhe të shtunën dhe sfida me e rëndësishme e javës ajo mes të kuqve dhe bardhebluve do të luhet pikërisht të premten në mbrëmje, në orën 20:45. Është përcaktuar edhe stadiumi ku do të luhet derbi i 4-t i kryeqytetit për këtë sezon, nuk do të jetë “Selman Stërmasi” por impianti i ri “Air Albania”. Një sezon më parë, pikërisht më 12 maj 2019, me fitoren 2-1 në derbin e fundit Partizani i drejtuar nga trajneri Skënder Gega arriti që matematikisht të kthente titullin kampion pas 26 viteve pritje. Me humbjen e djeshme ndaj Kukësit, bardheblutë kanë humbur mundësinë që të “hakmerren” ndaj të kuqve që të shpalleshin matematikisht kampionë në derbi. Pra, cilido qoftë rezultati i këtij takimi, nuk do të ketë festë titulli në përfundim. Madje, në këtë takim Partizani mund t’i stresojë bardheblutë, aq më shumë që fitorja kërkohet për të shlyer edhe turpin e 28 shkurtit, kur Tirana i mposhti në shifrat 5-1. 17 pikë diferencë kanë aktualisht në renditje dy skuadrat me Partizanin që e ka dorëzuar edhe zyrtarisht kurorën e kampionit.

Kampi bardheblu/ Tiranës i kthehen dy titullarë në derbi

Tirana nuk ia doli në ndeshjen ndaj Kukësit të merrte një fitore apo qoftë edhe barazim për të pasur më shumë siguri për fitimin e titullit në javët e ardhshme. Megjithatë, bardheblutë kanë një avantazh prej gjashtë pikësh dhe në katër ndeshjet e mbetura, nëse rivalët e Kukësit nuk ndalen, do t’i mjaftonin shtatë pikë. Këtë javë, 24-herë kampionët i pret derbi përballë Partizanit. Një takim delikat, megjithatë lajme të mira ka për trajnerin Emanuel Egbo. Tekniku do të kenë në dispozicion edhe dy lojtarët që munguan në ndeshjen ndaj Kukësit për arsye kartonësh, Idriz Bathën dhe Albi Dokën. Në këtë formë, në 11-shen titullare përballë të kuqve nuk do të ketë më alternime në pozicionet e lojtarëve me Muçën që do të formojë qendrën e mbrojtjes me Vangjelin dhe Hoxhallarin që do të marrë vendin e tij në krahun e majtë. Kështu, në fushë do rikthehet formacioni më i mirë i mundshëm dhe që në pjesën më të madhe të kampionatit bëri diferencën. Sfida e kësaj të premte e zgjedhur për t’u luajtur në “Air Albania” duket se u zvenit për shkak të ngjarjeve që ndodhën, me Tiranën që mes turpit të paraqitjes në Ballsh dhe humbjes me rivalin direkt Kukësi, e gjen tashmë veten disi të zbehur përpara derbit. Ndërkohë që Partizani i mbetur pothuajse jashtë garës për Europën, gjithashtu duket i zhveshur nga objektivat. Nëse për Tiranën sfida direkte me Partizanin do të thoshte zyrtarisht titull kampion, në rast të fitimit të takimit me Kukësin, tanimë bardheblutë do të jenë të karikuar vetëm për të mos humbur ritmin e titullit për ta zgjidhur atë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kampi i kuq/Partizani kërkon hakmarrje për “shuplakën e fazës së tretë

Ndërkohë te Partizani, më tepër ky duel ka shijen e suksesit ndaj rivalit direkt dhe ajo humbje me shuplakë golash në derbin e fundit nuk mund të kapërdihet aq thjeshtë. Gjithsesi përtej përmbysjeve dhe planeve të përgatitura për këtë derbi, e veçanta e sfidës është se ajo mbetet përballja më e nxehtë e futbollit në Shqipëri dhe një derbi, dhe pse me skuadrat paksa të zvenitura nga java e fundit, mbetet sfida që duhet fituar me çdo kusht. Pavarësisht nëse rivali në fund merr titullin, apo nuk shkon në Europë, derbi deri në sfidën e radhës do të jetë sërish një motiv krenarie për të dyja tifozeritë, për të vënë në lojë e për të ngritur argumente mbi rivalin, si sfida kur ekipi yt triumfoi mbi rivalin më të zjarrtë.