BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Sport

Derbi Partizani-Dinamo nuk prodhon fitues, por u jep kreun "demave të kuq"

Derbi Partizani-Dinamo nuk prodhon fitues, por u jep kreun "demave të

Kryendeshja e javës së 14-të të Kategorisë Superiore startoi dje me dy duelet e para të saj, ku padyshgim pati rezultate surprizë. Dinamo, edhe pse në një derbi, arriti ta frenonte Partizanin e Abilaliajt në një duel të vështirë ku secila skuadër mori nga një pikë, kurse Tirana vijon serinë e dështimeve për këtë sezon, pasi dje u mposht nga Erzeni dhe natyrisht mbeti larg dyshes kryesuese, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e saj për të konkurruar për titull.

Të kuqtë marrin një pikë në derbin me Dinamon

Partizani shihej favorit absolut dje përballë Dinamos, nisur nga diferenca që kan në kualitet midis dy grupeve, por që rezultati në fund të fundit ishte i pranueshëm për staturën e të dy klubeve të mëdha të futbollit shqiptar. Kështu, edhe praktikisht, Partizani dhe Dinamo janë ndarë në një barazim pa gola në sfidën e dytë të javës së 14-të të Superiores. Një sfidë e cila nuk kishte shumë histori në pjesën e parë, por që u ndez në të dytën. Blutë patën dy raste të pastra me Denison dhe Prodanin, por që nuk u finalizuan siç duhet. Nga ana tjetër, “demat” i shkuan dy herë golit në fund me Mensah dhe debutuesin Birçaj të cilët u ndalën nga portieri Sali dhe traversa. Kështu Partizani merr barazimin e dytë radhazi dhe momentalisht ngjitet në vendin e parë. Nga ana tjetër, Dinamo shkon në tre ndeshje radhazi pa pësuar dhe pesë radhazi pa humbje, duke qëndruar në vendin e pestë.

Abilaliaj: Partizanit i mungoi goli

Trajneri i Partizanit, Arbër Abialiaj, u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, por tha se kishte "peng" vetëm mungesën e golit. “Të them të drejtën jam deri diku i kënaqur, duke pasur parasysh si u zhvillua loja, në 90 minuta, për situatën që ishim. Besoj se në pjesën më të madhe të lojës kemi bërë mirë. Na mungoi pak ajo freskia. Patëm një rënie ato 20 minuta të pjesës së dytë. Më pas u kënaqa se krijuam ato raste. Një gol do më bënte të ndihesha më mirë. patëm raste që mund t’i shfrytëzonim. Faza e golit dhe agresiviteti në pjesën e parë që nuk kemi bërë siç duhet. Ishte një pjesë e parë goxha pozitive, me një rënie të vogël në të dytën. Keqardhje sepse mendoj se në pjesën më të madhe Partizani ishte dominant në mënyrën si u zhvillua loja", theksoi ai.

Partizanit i dëmtohet një lojtar i rëndësishëm

nga informacionet e pasndeshjes së djeshme, Altin Bytyçi do të mungojë për disa muaj tek Partizani. Mbrojtësi i të kuqve u dëmtua në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit duke lënë fushën e lojës para kohe. Rezonanca ka zbuluar se 22-vjeçari ka këputur ligamentin, dëmtim që do detyrojë që të qëndrojë për 6-8 muaj larg fushave të lojës. Një dëmtim i rëndë për mbrojtësin, i cili ishte kthyer në një titullar fiks në formacionin e Abilaliajt. Bytyçi u transferua tek të kuqtë nga Kukësi në merkaton e verës. 22-vjeçari luajti në 11 ndeshje në këtë edicion me Partizanin, por me shumë gjasa do të kthehet të veshë fanellën e kampionëve në edicionin e ardhshëm. Të kuqtë me shumë gjasa do të ndërhyjnë në merkaton e janarit për të gjetur një zëvendësues për Bytyçin. Partizani i ka vuajtur shumë dëmtimet në javët e fundit, teksa po në të njëjtën ndeshje u dëmtua dhe Marçelino Preka, i cili po ashtu i është nënshtruar një ndërhyrjeje e do të mungojë për disa javë.

Java 14

Dje

Erzeni-Tirana                      1-0

Partizani-Dinamo              0-0

Sot

Kukësi-Skënderbeu          13:30

Laçi-Egnatia                        13:30

Teuta-Vllaznia                    16:00

Renditja

Nr.Ekipi Pikë

1.Partizani           28

2.Egnatia             27

3.Tirana 21

4.Skënderbeu    17

5.Dinamo            16

6.Erzeni 16

7.Laçi                     16

8.Vllaznia             14

9.Kukësi               14

10. Teuta              12