BREAKING NEWS

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikon vendimin e fundit

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19,
x

Sport

Derbi Partizani-Tirana, Solomon del garant për fitoren e “demave”

Derbi Partizani-Tirana, Solomon del garant për fitoren e

Sot do të luhet një prej ndeshjeve më të rëndësishme të kësaj faze në Kategorinë Superiore. Bëhet fjalë për derbin Partizani-Tirana, i dyti në këtë kampionat dhe me shumë gjasë vendimtar për njërën prej dy ekipeve kryeqytetas, pasi fituesi mund t’i ngjitet Vllaznisë në rrugëtimin për titull, kurse humbësi mund të mendojë për objektiva të ripunuar, pra del jashtë garës për titull. Tirana rrezikon më shumë dhe e ka të domosdoshme fitoren. kurse Partizani do tri pikët për t’u afruar me shkodranët si pretendentë për trofeun. Ndërkohë, një nigerian pak lidhje ka me superderbin Partizani-Tirana, megjithatë ka mjaftuar pak kohe që Teofilius Solomon ta kuptojë e ta përjetojë një duel të tillë, aq sa të duket sikur ka një jetë që është tek Partizani. Një duel unik që nuk përngjasin me asnjë taktikë tjetër, jo pa kuptim është vlerësuar nga protagonistët si një kampionat më vete. Sulmuesi i afrohet derbit, duke huazuar një shprehje të filmit ikonë sportiv, “Rocky“, “me sytë e tigrit”. “Është një ndeshje e madhe, nuk është si ndeshjet e tjera, është një takim shumë i rëndësishëm për lojtarët, trajnerin dhe tifozët. Nëse fitojmë do të jetë një hap i rëndësishëm përpara për ne, do të jetë një dozë e madhe morali”, tha Solomon. Ai ka pasur një gëzim këto ditë dhe e ka shprehur në një formë të veçantë. Sepse, të martën festoi 25-vjetorin e lindjes dhe përpara se të frynte 25 qirinjtë, Solomon shprehu një dëshirë. “Uroj dhe shpresoj të shënoj, një nga dëshirat që shpreha për ditëlindje ishte pikërisht kjo, të shënoj në derbi. Do të bëj maksimumin për ta kthyer dëshirën në realitet”, shtoi ai. Për shkak të kërkesave të trajnerit ka luajtur në disa pozicione, megjithatë ish- futbollisti i Partizanit të Beogradit është munduar të vendosë gjithnjë primar interesin e skuadrës përpara dëshirave personale. “Të gjithë kanë sakrifikuar për të mirën e skuadrës. Nuk është fare me rëndësi vendi ku unë parapëlqej të luaj, rëndësi ka pozicioni ku unë i duhem më shumë ekipit. Të jem i sinqertë nëse ja dal të gjej golin, nuk më intereson fare në çfarë roli më vendos trajneri”, nënvizoi më tej sulmuesi. Deri më tani ka qenë një sezon pozitiv, megjithatë distanca me Vllazninë është e konsiderueshme 9 pikë, por Solomon e ka një përgjigje dhe për këtë temë. “Ne po bëjmë maksimumin tonë, nuk ka qenë e thjeshtë sepse nuk na u lejua të kishim përforcime në fillim të sezonit, por jemi munduar të japim më të mirën. Shpresojmë që çdo gjë të shkojë mirë deri në fund. Dëshirojmë që në mbyllje të sezonit të gjithë të jenë krenar me ne dhe shpresoj të shpallemi kampion”. Ne besojmë që mund t’ia dalim, në futboll gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi Solomon.

Shpresë që ky derbi të prodhojë spektakël

Ndeshja e parë derbi ndërmjet Tiranës dhe Partizanit nuk prodhoi cilësi të mjaftueshme, prandaj këtë herë të gjithë urojnë që ky derbi të jetë spektakolar dhe me gola. Ka prej atyre që besojnë se skuadra fituese e derbit të sotëm do të rivalizojë me Vllazninë për titullin kampion. Në të kundërt barazimi mund të favorizojë shkodranët për ta “vrarë kampionatin këtë sezon. kështu mendon dhe ish-lojtari i Dinamos dhe Kombëtares, tashmë me nismë private në futboll, Redi Jupi. Në studion e “Proçesit Sportiv”, ish-futbollisti është shprehur se shpreson që ky takim të mos jetë si ai i fazës së parë, ku dy skuadrat kishin shumë respekt për njëra-tjetrën, ndërsa thekson se kush fiton në derbi do të marrë statusin e ekipit anti-Vllazni. “Nuk ka favoritë në derbi. Shpresoj shumë që mos të jetë si ndeshja e kaluar. Ndeshjen e kaluar dy ekipet kishin shumë respekt për njëra-tjetrën. Ata nuk donin të humbin dhe kjo e dëmtoi ndeshjen duke bërë që ekipet të mos sforcoheshin shumë duke mos menduar për fitoren. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Kush fiton do të bëhet ekipi anti-Vllazni. Humbësi mbetet pak larg në tabelën e renditjes. Duhet që ekipet të luajnë në sulm dhe të provojnë. Partizani është një ekip më solid, ndërsa Tirana ka lojtarë më të talentuar. Nëse ndeshja shkon unison, Partizani është më favorit, por nëse ndeshje do vendoset nga episodet Tirana ka më shumë përparësi”, u shpreh Jupi.