BREAKING NEWS

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e homodializës, ja kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur ‘non-grata’ dhe si deputetët e PL janë kapur ‘mat’ duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli...

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e
x
BREAKING NEWS

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe ra...

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon prokurorët specialë, ish-presidenti nuk pranon abuzimet për lobing dhe ja fut bashkëshortes

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon
x
BREAKING NEWS

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre alarmin, ja si korrupsioni po gërryen besimin e publikut tek institucionet, shpopullon vendin e po dëmton bizneset e ndershme, kërkohen arrestime “VIP”

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith paralajmëron se nuk ka bashkëpunim me “non-gratën” dhe u bën thirrje politikanëve që të punojnë për qytetarët, ja mesazhi për grupin e Bardhit dhe pse Parlamenti duhet t’i r...

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x

Sport

Derbi Tirana-Partizani, ‘bllokohet’ kryeqyteti, ja plani i masave që do të marrë Policia e Shtetit

Derbi Tirana-Partizani, ‘bllokohet’ kryeqyteti, ja plani i masave

Derbi i kryeqytetit do të përballë Partizanin dhe Tiranën të dielën në orën 19.00 në stadiumin Air Albania. Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë me dije masat e marra, ku gjatë ditës do të ketë disa rrugë të bllokuara.

Nga ora 17:00 deri në përfundim të takimit, do jenë të pakalueshme:  Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”

Njoftimi: 

Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet më datë 03.12.2023, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, ETC, Rruga “Papa Gjon Pali II”, COIN – stadium;

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, “Libri Universitar”, pas Presidencës, sheshi “Frederik Shopen”, shkallët e universitetit, MAK Albania – stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarsisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.