BREAKING NEWS

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë
x
BREAKING NEWS

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një
x
BREAKING NEWS

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga
x
BREAKING NEWS

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja
x
BREAKING NEWS

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues
x
BREAKING NEWS

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës
x

Sport

Derbi vetëm për prestigj, Interi shumë i fortë për Milanin, Lautaro i jep “aspirinë” skuadrës së tij, Milani zbret drejt “humnerës”

Derbi vetëm për prestigj, Interi shumë i fortë për

Milano vishet me ngjyrat zikaltër. Interi i Simone Inzagit mund dy herë në më pak se 1 muaj rivalët e betuar të Milanit. Zikaltërit dominuan nga fillimi deri në fund betejën e radhës me “kushërinjtë” e urryer. Argjentinasi Lautaro Martinez vulosi triumfin e çmuar të superkampionëve të Italisë ndaj mbajtësve të kurorës së “Scudettos”. Në minutën e 34-t, sulmuesi shtatshkurtër mposht qendërmbrotjësit shtatlartë të “Djallit” dhe shkund rrjetën me topin e krosuar nga shoku i skuadrës Hakan Çalhanoglu. Me suksesin e djeshëm, Interi merr përkohësisht vendin e dytë në Serinë A, por titulli është ende një mirazh, pasi Napoli udhëheq pa frikë me 13 pikë diferencë. Napolitanët likujduan dje pa probleme Specian me rezultatin 0-3 dhe bën tifozët e vet të besojnë akoma më shumë te titulli i shumëpritur kampion pas 33 vitesh. Në këtë situatë, “Derbi i Madoninës” shërbeu vetëm si sfidë krenarie, pasi për titullin kampion nuk zgjidh asgjë. Situata kompromentohet më shumë për skuadrën e Stefano Piolit që e sheh veten pas javës së 21-të në vendin e gjashtë me 38 pikë, që përkthehet ndryshe si zona e Konferencë Ligës.

Pjesa e parë 

Fituesve të Kupës dhe Supërkupës së Italisë u duhej të prisnin minutën e 34-rt të supersfidës së 235-të në histori për të marrë qetësisht frenat e takimit. Interi fiton një goditjë këndi dhe mesfushori Hakan Çalhanoglu gjen të pamarkuar shokun e skuadrës Lautaro Martinez. Argjentinasi kampion bote nuk sforcohet shumë për të kërcyer dhe goditur saktë topin drejt e në rrjetën e portierit të Milanit Tatarushanu. Nga ky moment, zikaltërit forcuan akoma më shumë vetëbesimin duke menaxhuar lehtësisht sfidën. Pas 45 minutave, ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes, me Milanin që duhej të bënte mrekullinë, kurse Interit i mjaftonte administrimi i takimit.

Pjesa e dytë

Megjithatë, as zëvendësimet nuk dhanë efektin e pritur te skuadra e Stefano Piolit. Interi vazhdoi të shkarkonte të gjitha “bateritë” për të thelluar rezultatin e siguruar 3 pikët. Në fakt, në anën e kuqezinjve, nuk ishte askush, përveç VAR-it. Teknologjia shpëtoi Milanin nga dyfishimi i shifrave në minutën e 84-rt dhe 90. Romelu Lukaku ia doli pas një dyluftimi fizik me Malik Tiau të dërgonte topin në rrjetë, por për gjyqtarët në dhomën e VAR-it, goli është i parregullt pasi belgu shkaktoi paraprakisht faull. Mbrëmja e djeshme shkoi aq keq për Milanin se vetëm në minutën e 75-të regjistroi goditjen e parë në portën e Andre Onana me Brahim Diaz. Në minutën e 90-të, Lautaro Martinezit iu mohua kënaqësia personale e shënimit të dopietës. Ai shkundi rrjetën, por sërish VAR-i e zhgënjeu duke i anulluar golin për pozicion jashtë loje. Rezultati nuk ndryshoi dhe Interi gëzohet me suksesin e radhës ndaj Milanit në më pak se 1 muaj.