Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dermaku: Kombëtarja motivim i madh, falë saj po spikas edhe në Serie A

Postuar: 22/10/2019 - 07:33

Një nga futbollistët e Kombëtares kuqezi që është angazhuar fuqishëm në këto eliminatore të Europianit në kuadër të Euro-2020, Kastriot Dermaku, ka bërë një progres mbresëlënës në vetëm pak muaj, duke arritur nivele të larta me skuadrën e tij në Itali, por sidomos me përfaqësuesen e Shqipërisë. Dermaku ka zënë vendin e Mërgim Mavrajt në formacionin kuqezi dhe nën drejtimin e trajnerit Edi Reja ka marrë mbështetje, duke qenë zgjedhje e parë dhe në ndeshjet e fundit ai ka marrë vlerësim të lartë, duke u përshtatur mirë me grupin dhe ia ka dalë të marrë notë të lartë për performancën e tij me skuadrën kombëtare në duelet ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Por si shkon Dermaku me Parmën në Serie A? Është një lojtar që ka kapur formacionin dhe në fitoren e fundit ishte në lartësinë e kërkuar, paçka se u dëmtua dhe u detyrua të linte fushën. Gjithsesi, asgjë serioze dhe Dermaku mbetet pikë e fortë e skuadrës së tij. kështu, pas 2 ndeshjeve si titullar me kombëtaren shqiptare ku bëri paraqitje shumë të mira si me Turqinë ashtu edhe me Moldavinë, Kastriot Dermaku përfitoi nga dëmtimi i veteranit Bruno Alves për të debutuar në Serie A me fanellën e Parmës. Në sfidën ndaj Xhenoas të cilin skuadra emiliane e fitoi me rezultatin e thellë 5-1, Dermaku u aktivizua që nga fillimi ndërkohë që u zëvendësua në minutën e 75-të nga trajneri D’Aversa për shkak të një dëmtimi të lehtë. Pas ndeshjes Dermaku foli për mediat italiane ku nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë fitore të rëndësishme. Dhe të rëndësishëm e bënte fakti se ai luajti për herë të parë titullar, një debutim ëndrrash për mbrojtësin kuqezi. “Për mua ishte një emocion i jashtëzakonshëm, sepse kam një moshë të caktuar, 27 vjeç. Shokët më kanë ndihmuar shumë. Jam shumë i lumtur, pasi shfrytëzuam çdo mundësi që kishim”. Zëvendësimi? “Kam pasur dhimbje, mbase isha pak i lodhur, por asgjë, kaq”. Kombëtarja? “Falënderoj stafin që më dha besim pavarësisht se nuk luajta te Parma. Ata më dhanë minuta në këmbë, duke më bërë të luaja në ndeshje të rëndësishme. Babai im vetëm mësoi që unë po luaja dhe erdhi menjëherë nga Kosova”, theksoi më tej Dermaku. Më pas ai foli për vijimësinë e punës së tij dhe ambiciet që ka me skuadrën e klubit ku aktivizohet, duke qenë optimist për të ardhmen. “Ne duhet të punojmë, siç po bëjmë çdo stërvitje. Sa më shpejt të arrijmë te goli, aq më mirë. Stimuli dhe motivimet bëjnë ndryshimin. Tani le të shohim se si trajneri do vendosë të përgatisë ndeshjen kundër Interit. Ne e dimë se do të jetë shumë e vështirë”, përfundoi Dermaku. Duke u kthyer tek Kombëtarja, duhet të kujtojmë se Dermaku jo vetë ka kapur titullarin në qendër të mbrojtjes, së bashku me Ardijan Ismajlin, por ai manovron bukur në prapavijë me emrat e tjerë të mbrojtjes, si Hysajn, Veselin, Ismajlin, apo dhe Lenjanin, duke qenë një “shkëmb” i pakalueshëm për kundërshtarët. Jo vetëm kaq, pasi Dermaku shënoi dhe golin e tij të parë me fanellën kuqezi në ndeshjen kundër Islandës në “Elbasan Arena”, në atë fitore të bukur e të rëndësishme për ekipin, me rezultatin 4-2, në një nga ndeshjet ku ekipi e në veçanti Dermaku shfaqën shpirt të lartë grupi dhe sakrificë për rezultatin. Në duelet ndaj Turqisë dhe Moldavisë ai ishte në perfeksion dhe pavarësisht se ka ende punë për të qenë në lartësinë maksimale, është domethënëse që Dermaku, me staturën e tij të fuqishme fizike, por edhe rritjes profesionale, ia ka dalë falë punës dhe disiplinimit taktik të kapë formacionin titullar në ekipin përfaqësues dhe këtë e dëshmon më së miri besimi që i ka dhënë trajneri Edi Reja. Ai po e fiton këtë rol dhe në kushtet kur Mavraj nuk është i qëndrueshëm në lojën e tij dhe në një moshë jo premtuese, për Dermakun hapen mundësi të reja edhe më të mëdha në qendër të mbrojtjes së skuadrës përfaqësuese. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 18:38

Trajneri i Francës Deshamp  kërkon vendin e parë për Kombëtaren që drejton.

Postuar: 16/11/2019 - 14:37

Një letër anonime që përmbante kërcënime dhe një plumb iu dorëzua ditët e fundit trajnerit të Int

Postuar: 16/11/2019 - 13:32

Jo vetëm kontrolle të rrepta dhe uniforma blu pa fund… E nesërmja duhet të jetë festë për

Postuar: 16/11/2019 - 10:13

Trajnerit të Interit, Antonio Konte-s, i ka mbërritur një zarf anonim në shtëpi, ku kishte brenda

Postuar: 16/11/2019 - 09:30

Nesër në stadiumin e ri kombëtar, i cili nisi si “Air Albania” do të luhet ndeshja e

Postuar: 16/11/2019 - 07:30

Argjentinasit fituan me rezultatin 1-0 miqësoren me rivalin vjetër amerikano-latin, v

Postuar: 16/11/2019 - 07:28

Shqipëria ka një stadium të ri, “Arenën Kombëtare”, e cila para pak ditësh mori edhe