BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Sport

Dermaku lë Parmën për Leçen, Roma zbulon si e “vodhi” Kumbullën nga Verona

Dermaku lë Parmën për Leçen, Roma zbulon si e

Lojtarët e Kombëtare s’po përshtaten mirë me skuadrat e tyre në Europë, teksa një pjesë janë ende në pritje të mësojnë skuadrën ku do të luajnë. Kështu, një prej futbollistëve që pret të mësojë më shumë rreth të ardhmes së tij është mbrojtësi Kastriot Dermaku, i cili tek Parma nuk e ka të sigurt vendin e titullarit, prandaj mediat italiane shkruajnë se ai mund të kalojë me huazim tek Breshia, ish-skuadra e tij, në Serie B, për të mundësuar të jetë titullar dhe të ketë minutazh të plotë. Nga ana tjetër, mbrojtësi Marash Kumbulla është blerë nga Roma dhe pret të luajë titullar në sfidat e ardhshme. Menaxheri i tij ka zbuluar prapaskenat e blerjes së tij nga klubi verdhekuq, duke e cilësuar një goditje të madhe për Romën. Lojtarët e tjerë ndihen mirë dhe një prej tyre që është stabilizuar është Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares që kishte një marrëdhënie jo të qëndrueshme me Napolin dy sezonet e fundit si pasojë e zbritjes me tepricë të tij në stol. Sidoqoftë, rinovimi i kontratës i jep Hysajt shanse të reja në karrierë.

Dermaku mund të kthehet tek Breshia, pritet “ok” nga Parma

Mbrojtësi kuqezi, Kastriot Dermaku, i cili dy vitet e fundit ka siguruar ftesë të rregullt nga stafi i Kombëtares, mund ta gjejë sërish veten pjesë të Serisë B, pas vetëm një viti në elitën e futbollit Italian. Mbrojtësi i Parmës dhe kombëtares ka një ofertë nga ana e Leçes dhe vetë duket dakord për të ndryshuar kategorinë dhe të veshë fanellën e skuadrës që sapo la Serinë A. Por, ajo që për momentin po bllokon transferimin është Parma. Emilianët kërkojnë fillimisht të gjejnë një zëvendësues për Dermakun, e më pas mund ta lejojnë të largohet drejt Leçes. 28-vjeçari këtë sezon në Serinë A ka treguar aftësitë e tij, teksa ka regjistruar 16 ndeshje me Parmën, megjithatë konkurrenca për një vend titullari është e lartë.

Roma zbulon si e bleu Kumbullën, menaxheri: Bënë supergodije

Marash Kumbulla është tashmë një futbollist i Romës dhe në këtë fundjavë pritet të debutojë me fanellën verdhekuqe pikërisht në sfidën kundër kampionëve të Italisë, Juventusit. Për mbrojtësin e kombëtares flitej se kishte shumë alternative, megjithatë agjenti i tij, Xhani Vitali shprehet se Kumbulla nuk kishte pasur negociata konkrete me klube të tjera, ndërsa Roma u tregua e shpejtë për të mbyllur gjithçka brenda 24 orëve. “Me Romën e kemi mbyllur në më pak se 24 orë, nuk kishim as kohën për ta menduar. Si mund t’i thuash “Jo” Romës. Fillimisht, të dyja klubet kanë folur me njëra-tjetrën, më pas kam marrë telefonatën dhe gjetëm gjuhën e përbashkët shumë shpejt. Kam gjetur një klub shumë të organizuar dhe profesionist. Shumë klube ishin të interesuara për Kumbullën dhe kanë bërë sondazhe, mirëpo Marashi nuk ka pasur tratativa me askënd me klube të tjera, edhe sepse Verona kishte vendosur një çmim të lartë. Roma e donte dhe ishte aftë të gjente kohën e mënyrën e duhur për të mbyllur marrëveshjen. Mendoj se kanë bërë një goditje”, u shpreh menaxheri Vitali. Ndërkohë, konkurrenca është shumë e madhe. 20-vjeçari është qendërmbrojtësi i parë i blerë këtë verë nga verdhekuqtë, që duan të shtojnë konkurrencën në repartin e mbrojtjes. Roma prej muajsh negocion me Mançester Junajtid për të blerë Kris Smolling, por deri tani ka qenë shumë e vështirë për të mbërritur në një marrëveshje. Me tratativat, që bëhen çdo ditë e më të vështira, Roma ka vendosur të punojë edhe në pista të tjera për të sjellë një mbrojtës të nivelit të lartë. Nga Italia mësohet se kryeqytetasit janë të interesuar për mbrojtësin e Barcelonës, Zhan-Kler Todibo. 20-vjeçari gjashtë muajt e fundit ishte i huazuar te Shalke në Gjermani dhe në kthim trajneri Kuman i ka treguar derën. Barcelona dëshiron ta shesë për të mbledhur të ardhura, pasi në rast të kundërt nuk afron dot asnjë lojtar. Mbeten për tu parë zhvillimet për Smolling, por në rast interesimi konkret, Barça do ishte gati të negocionte për të shitur francezin. Sidoqoftë, Kumbulla nuk ka pse të ketë frikë. Ai e ka të ardhmen përpara dhe specialistët mendojnë se ai është një goditje e madhe e Romës, pasi shquhet për saktësi dhe potencë.