BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Sport

Dështoi me Realin, Hazard del në shitje, probleme edhe për trajnerin Zidane

Dështoi me Realin, Hazard del në shitje, probleme edhe për

Eliminimi në Champions League nga Çelsi, i ka sjellë probleme stafit teknik dhe lojtarëve të Realit të Madridit, veçmas sulmuesit Eden Hazard dhe trajnerit Zinedin Zidane. Në kampin madrilen ka tani lëvizje konspiracioniste, ku tekniku francez shihet larg skuadrës e p[o ashtu dhe lojtarët që nuk arritën të jepnin atë që pritej në radhët e “Los Blancos”. Kështu, referuar asaj që shkruajnë mediat sportive spanjolle, transferimi i Eden Hazard te Reali i Madridit deri tani ka rezultuar një dështim i vërtetë. 100 milionë eurot që shpenzuan “Los Blancos” për belgun që kishte vetëm një vit kontratë me Çelsin në verën e vitit 2019-të, në këto dy sezone të para nuk janë justifikuar aspak. Shumë dëmtime, probleme fizike pafund dhe pak eficencë në ato takime që ka luajtur dhe asgjë për t’u mbajtur mend, kështu mund të përshkruhen 2 vitet e para të Hazard në Madrid. Fantazisti belg ka rezultuar një investim i gabuar deri tani dhe drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur të nxjerrin në merkato. Mediat spanjolle raportojnë se mund të mjaftojnë 50 milion euro për ta lënë të lirë Eden Hazard, i cili nuk e ka kuptuar akoma se çfarë do të thotë të luash me Realin e Madridit sipas drejtuesve të klubit të famshëm iberik. Për momentin ofertat mungojnë por rikthimi në Angli si dhe kalimi te Paris San Zhermen në një kampionat si ai francez të cilin 30-vjeçari e njeh mirë mund të jenë opsione të mira për të ardhmen e Eden Hazard. Ndërkohë, situata nuk duket aspak pozitive as për trajnerin Zinedin Zidane, sinjalet e largimit të të cilit u dhanë pas disfatës dhe eliminimit në Champions League. Në Itali duket se ka një klub të interesuar për teknikun francez. Ky sezon ka qenë zhgënjyes për Juventus që pas nëntë triumfeve radhazi në Serinë A, ia dorëzoi fronin rivalëve të Inter. Sakaq, keq shkoi edhe në Champions League ku bardhezinjtë u eliminuan në 1/8-tat prej Portos. Kështu, drejtuesit kanë nisur punën për sezonin e ardhshëm në mënyrë që skuadra të rikthehet konkurruese, ndërsa duket i vulosur fati i trajnerit Andrea Pirlo për t’u shkarkuar. Tekniku nuk ia ka dalë t’i transmetojë ekipit idetë e tij, ndërsa favoriti për ta zëvendësuar është Masimiliano Alegri. Ky i fundit e njeh mirë ambientin bardhezi dhe është miku i presidentit Anjeli. Megjithatë, drejtuesit po shikojnë edhe opsionin Zinedin Zidan. Francezi e ka shprehur hapur se një ditë do ta trajnojë ish-ekipin e tij. Në rast se Zidan largohet nga Real Madrid, atëherë Juventus do të niste negociatat, ndërsa problem do të ishte paga e lartë e trajnerit. Zidan aktualisht përfiton 12 milionë euro plus tre të tjera në formën e bonuse dhe për italianët është një shifër e papërballueshme. Por, mbetet për t’u parë pasi Zidan mund të bëjë edhe “skonto” për bardhezinjtë. Një lëvizje e tillë e tij nga Madridi për në Torino mund të jetë sensacion, por para tij kandidat i preferuar mbetet Alegri, duke qenë se e njeh ambientin dhe është përshtatur më herët me këtë ekip. Gjithsesi, lëvizjet e mëdha do të ndodhin brenda korrikut.